• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Erion Braçe: Dekriminalizimi po shërben si amnisti për gangsterët e vërtetë të politikës që janë bërë mbretër përmes krimit

November 3, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Deputeti socialist Erion Braçe ditën e djeshme ka komentuar marrjen si të pandehur të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Braçe i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut duke u shprehur se dekriminalizimi po shërben si amnisti për gangsterët e vërtetë të politikës që janë bërë mbret përmes krimit dhe parave të pista.

Sipas tij, dekriminalizimi është duke goditur ata që kanë emigruar dhe kanë kërkuar pagën e tyre për punën e bërë. “Edhe një herë, gangster nuk je kur emigron, punon si i tillë, kërkon të paguhesh për punën që bën. Po faj është të kërkosh të paguhesh për punën që ke kryer edhe me forcë-nëse provohet e tillë.

Por gangster në politikë nuk je! Gangster je kur emigron, punon në punë të pista duke ju dhënë krimit me gjithë fuqinë tënde, vjedh makina dhe i trafikon, trafikon drogë e armë, siguron të ardhura pa masë dhe kthehesh në vendin tënd ku, me ato para, ble këdo që merr vendim të bëj udhëheqës politik, me ato para blen vota cep e me cep të territorit politik ku të kanë bërë mbret!

Dekriminalizimi për fat të keq po shërben si amnisti për gangsterët e vërtetë politikë”, tha ai. Prokuroria e Posaçme ditën e hënë ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e cilësoi mandatin e tij të ligjshëm, për SPAK është konsideruar si vepër penale.

Prokuroria e Posaçme deklaroi se pas kryerjes së hetimeve, i ka komunikuar akuzën Ismailajt për falsifikim të vulave e stampave referuar formularit të dekriminalizimit.

Kujtojmë se sipas Partisë Demokratike, kryebashkiaku Qerim Ismailaj ishte dënuar më 25 shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg nga Gjykata e Chios, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje. Ndërkohë Ismailaj atë kohë iu përgjigj akuzave duke deklaruar se nuk kishte dijeni sa i përket këtij dënimi.


        
 
Next Post

“Janë të lindur për të qenë të fortë, por nuk kishin frena”! Erzen Breçani: Haklajt i vraun Nano por Hoxhs i'a plas në sy E di i madhe e i vogël ...i vrau Sali Berisha

Përfshirja e amerikanëve në hapjen e dosjes së Gërdecit alarmon Berishën, sulmon ashpër Yuri Kim dhe gjyqtarët që rrezikojnë pozitat e Shkëlzenit

“Mes 3 mijë e ca viktimave të Berishës, me siguri ndonjëri do të jetë ...”! Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rëndësishme dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm: E shkuara nis nesër!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In