Në vazhdim të bisedave të saj me Mulin, sot Ervis Kokpalari i shpjegoi atij pse VOA i mori intervistë Doktorit:
“Siç të thashë dhe dje, sekretari Blinken është bërë shumë keq që Doktori ka thënë se nuk do shkelë në SHBA sa të jetë ai sekretar Shteti.
Dje gjithë mbasditen më çonte mua mesazhe se si të pajtohej me Doktorin.
Nuk i ktheva përgjigje.
Pastaj disa miq të mi kongresmenë dhe senatorë republikanë, më thanë se ai u ka telefonuar dhe u është lutur t’u hapë telefonin.
Por ua preva dhe atyre.
Nuk ka asnjë shanse, iu thashë.
Duhet t’i kërkojnë falje Doktorit.
Sot në mëngjes pastaj pashë një sms nga një numër i panjohur.
Ishte vartësi i zotit Blinken.
Më lutej që në shenjë kompromisi, Doktori të jepte një intervistë tek VOA.
Kështu quheshim në paqe.
E mendova gjatë, por nuk i ktheva përgjigje.
Ja çova mesazhin Doktorit.
-Dakord, tha. Rëndësi ka që reflektojnë.
Ta dijë mirë kjo Kimetja në Tiranë, se kjo mund të kontrollojë mediat e Edi Ramës, por unë kontrolloj mediat e Amerikës.
Dhe kështu u bë.
E bëmë intervistën vetëm për ti dhënë një shans Blinkenit të reflektojë.
Tani brenda javës nëse nuk reflekton, dhe ai do ta pësojë njësoj si Lul Basha më 11 dhjetor.
Telefonin tim ta harrojë”.