Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ksulmoi presidentin Ilir Meta për reagimin që bëri për Teatrin Kombëtar.
“Presidenti ka dorëzuar një padi nul, duhet të gjejë një këshilltar ligjor dhe jo të bëhet barsaletë ligjore. Po bëhet gaz i botës, juristët po qeshin nëpër Tiranë. Nuk mund të budallepset e gjithë Tiranë se bën gafa një institucion. Ai ka dorëzuar një ligj nul, sepse nuk ekziston më ai ligj.
Jam përballur edhe herë të tjera me president që duan të bëhen brigadier komunal. Unë e kam thënë atë shprehjen: Graj gomarin tat. Unë do të menaxhoj bashkinë, ai presidencën dhe Basha opozitën”, tha Veliaj për Open.