Gazetari Robert Papa teksa foli për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij paralajmëroi të tjera zhvillime nga SHBA.
Ai tha se presidenti Ilir Meta nuk po ‘goditet’ pasi është ende në detyrë.
“Ata godasin kur mendojnë ata. Ata janë të zhgënjyer për korrupsionin në Shqipëri sepse kanë bërë investime të mëdha. Akuzat për Metën janë se është njeriu më i korruptuar në Ballkan, por ata nuk e godasin sepse është ende në detyrë”, tha ai për MCN Tv.