• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Debat

“Europa vuri bast te fitorja ndaj Rusisë”! Rama: Ndalja e bisedimeve për paqe ishte gabim i madh nga vendet e BE-së

12/11/2026
in Debat
        
 

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar qasjen e Europës ndaj luftës në Ukrainë, duke e cilësuar gabim të madh vendimin për t’u larguar nga diplomacia me Rusinë dhe për të përqendruar përpjekjet te armatimet.

Gjatë një bashkëbisedimi në Dublin, në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), Rama deklaroi se Europa ka qenë historikisht e orientuar drejt diplomacisë dhe se ndërprerja e përpjekjeve për dialog me Moskën ka ndryshuar, sipas tij, natyrën e politikës europiane.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Shqipëria nuk ka ndonjë interes të veçantë për të intensifikuar marrëdhëniet me Rusinë, por kjo nuk e pengon të shprehë qëndrimin e tij për mënyrën se si Europa ka menaxhuar konfliktin.

“S’na merr malli për Rusinë, nuk shoh ndonjë oreks për t’u angazhuar me Rusinë në nivele të larta. Por mund të them që Europa ka bërë një gabim shumë të madh që prej ditës së parë, që hoqi dorë nga diplomacia dhe që e përqendroi gjithçka te armatimet, duke ndryshuar natyrën e vetvetes, sepse Europa është prirur gjithmonë drejt diplomacisë. Prandaj vënia bast për një fitore përfundimtare kundër Rusisë dhe ndalja e bisedimeve ishte një gabim i madh”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri solli në vëmendje edhe ish-kancelaren gjermane Angela Merkel dhe vendimin e saj për të siguruar gaz me çmime më të ulëta nga Rusia.
Rama vuri në pikëpyetje kritikat ndaj Merkelit për këtë zgjedhje, duke argumentuar se alternativat energjetike do të kishin një kosto më të lartë për qytetarët gjermanë.

“S’mund ta kuptoj, por ndoshta sepse s’jam një njeri i sofistikuar, që në Gjermani të ketë gjykim për Angela Merkelin sepse preferoi gazin e lirë rus. Imagjinojeni që Merkel atë kohë t’u thoshte qytetarëve të saj se ‘unë s’do blej më gaz nga Rusia, por do ta blej më shtrenjtë nga Katari’”, deklaroi kryeministri.

Në përfundim, Rama theksoi se Shqipëria nuk ka peshën për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë dhe as nuk mund të mbahet përgjegjëse për mungesën e një zgjidhjeje diplomatike.

“A s’kërkon askush nga Shqipëria të zgjidhë gjë dhe as nuk e fajëson dot për moszgjidhjen e gjërave”, u shpreh ai.


        
 
Next Post

“Mos e përfshini Izraelin në një tjetër luftë”! Eisenkot i drejtohet Netanyahut: Mos ndërmerrni veprime të rrezikshme para formimit të qeverisë së re!

VIDEO/ Roja ushtarake i qorton me zë të lartë sekretarin Hegseth dhe zyrtarët pas të qeshurave te varri i "Ushtarit të Panjohur"

Mister i madh: Kush po i kryen dhe kush po i urdhëron arrestimet e mëdha në Serbi kur Vuçiç "de jure" është akoma në pushtet?

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved