• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Eurosong 2019/Jonida Maliqi kalon në finale

May 17, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Jonida Maliqi me “Ktheju tokës” ishte e 14-ta në konkurrim sot në Eurosong. E shoqëruar nga backvocal-et Artemisa Mithi, Tiri Gjoci dhe Uendi Mancaku këngëtarja arriti të kualifikohet për në finalen e 18 majit. Me tekst dhe kompozim të Eriona Rushitit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në këtë edicion të 64-tët të mbajtur në Tel Aviv u këndua në shqip.

Në orkestrimin e bërë nga Enis Mullai, skenografi e veshjen e realizuar nga Ardi Asllani nuk munguan as elementët e etnosit shqiptar. Gjatë mbrëmjes së djeshme që shënoi edhe gjysmëfinalen e dytë konkurruan 17 shtetet e radhës; Armenia, Irlanda, Moldavia, Zvicra, Letonia, Austria, Kroacia, Malta, Lituania, Rusia, Norvegjia, Vendet e Ulëta, Maqedonia dhe Azerbajxhani.

Pak para fillimit të konkurrimit “ReportTV” ka kontaktuar me kompozitoren dhe autoren e këngës Erjona Rushiti, e cila ka rrëfyer emocionet e mëdha për përballjen me shtete të fuqishme, ndër të cilat Maqedonia e Veriut dhe Holanda të përfolura si fitues të mundshëm.

Rushiti ka pohuar se pavarësisht se po përballen me investime të mëdha të shteteve të tjera, të pakrahasueshme me Shqipërinë, vokali i Jonidës, dhe produkti i mirë muzikor i bëjnë të shpresojnë se siç ka ndodhur deri me tani gjatë provave ku Jonida është shpallur fituese njëherë në vend të parë, e tjetrën në të dytin duke shkëmbyer vendet me Duncan Laurence (përfaqësues i Holandës), cilësia nuk do të mbetet pa u vlerësuar.

Në finalen e datës 18 maj

Gjatë gjysmëfinales së parë kanë kaluar në finale;San Marino, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Slovenia.

Mbrëmjen e sotme kaluan; Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Ajzerbaxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta.

Në finale, përveç 20 shteteve që kanë kaluar në fazën tjetër gjatë dy gjysmëfinaleve do të jenë edhe Izraeli, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia.


        
 
Next Post

Gallatë në Kuvend, Gjuzi: Rama ku është? Opozita e dehur... 10 mijë lekë mbajë në xhep

PD investon për të shpëtuar mashtruesit: Paguan për arratisjen e Babales nga Kosova në Belgjikë për azil

Detajet për vizën e fundit të marrë nga Vasali për në SHBA si deputet

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In