Aktivistja dhe e perfolura si kandidate per kryetare e PD Evi Kokalari ka ngritur dyshime të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kokalari ngre aludimet se Basha është takuar sot në restorantin e ish-deputetit Endri Hasa me Alex Soros, djalin e biznesmenit George Soros (foto ilustrim nga takimi Basha- Soros ne seline e PD)
Në një status në rrjetet sociale, ajo thotë se takimi mund të jetë zhvilluar gjatë vizitës së fundit të Soros në Tiranë.
“Basha takim me Alex Sorosin tek restoranti i Endri Hasës?
Uroj të mos jetë e vertëtë!!
p.s. Bëhet fjalë për visitën e fundit të Alex Sorosit në Tiranë.
Foto nuk eshte nga takimi i fundit”, shkruan aktivistja krahas një fotoje të Bashës me Soros.
Ndërkohë, kujtojmë se jo pak herë kreu i PD-së është akuzuar si pjesë e lobit të Sorosit në Shqipëri.
Ndërkohë, takimi vjen në kohën kur ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur dyshime të forta se pas shpalljes së tij “non grata” nga DASH qëndron George Soros dhe kryeministri Edi Rama.