Princ Harry dhe Meghan Markle kanë bërë një rrëfim pa doreza për Oprah Winfrey.
Ata kanë treguar për të gjitha “vuajtjet” që ata kanë kaluar në pallatin mbretëror dhe përpjekjet për t’i bërë gjërat të shkonin mirë.
Harry tha se familja e la atë pas asnjë të ardhur dhe se për këtë ai u detyrua të nënshkruante kontratë me Netflix dhe Spotify.
Ai tha se këto kontrata nuk ishin pjesë e planit kur u largua, por shtoi se ishte i detyruar pasi duhej të gjente një mënyrë për të përballuar shpenzimet.
Harry tha mes të tjerash gjatë intervistës se ata bënë gjithçka për të qëndruar me familjen mbretërore, por se gjërat nuk shkuan mirë për çiftin.
“Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur për të qëndruar në shtëpinë mbretërore. Unë jam i trishtuar, por ajo që ka ndodhur ka ndodhur. Unë e di se ne kemi bërë gjithçka që është e mundur për të qëndruar në shtëpinë mbretërore. O Zot, ne bëmë gjithçka që mundëm për t’i mbrojtur ata “, thotë Princi Harry në përfundim të intervistës.