• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Familja shqiptare në SHBA humbi 3 fëmijët 11 dhe 2 vjeç në zjarrin që u shkrumboi shtëpinë! Prindërit dhe 2 fëmijë të tjerë në gjendje kritike, hapet GoFundMe për t’u ardhur në ndihmë

28/08/2026
in Diaspora, Kronike
        
 

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët mëngjesin e 26 gushtit.

Mediat amerikane raportojnë se viktimat janë dy binjakë 11-vjeçarë dhe një fëmijë vetëm 2 vjeç. Prindërit dhe dy fëmijë të tjerë të familjes, 2 muajsh dhe 9 vjeç, i mbijetuan zjarrit, por janë shtruar në spital në gjendje kritike.

Familja Manati është me origjinë nga Lushnja, ndërsa pas tragjedisë të afërmit dhe komuniteti janë mobilizuar për t’i ardhur në ndihmë familjes që, brenda pak minutash, humbi tre fëmijët, shtëpinë dhe gjithçka kishte brenda saj.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road, në zonën Mandarin të Jacksonville. Alarmi u dha rreth orës 05:13, ndërsa zjarrfikësit mbërritën vetëm katër minuta më vonë.

Ekipet gjetën flakë të mëdha në katin e parë dhe tym të dendur në katin e dytë. Sipas autoriteteve, dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga banesa përpara mbërritjes së zjarrfikësve. Një dëshmitar ka treguar se një foshnjë dhe një i rritur u hodhën nga dritarja e katit të dytë dhe u pritën poshtë nga persona që ndodheshin aty.

Por brenda shtëpisë kishin mbetur tre fëmijë. Gjatë kërkimeve, zjarrfikësit i gjetën pa shenja jete. Flakët u vunë nën kontroll rreth orës 05:38.

Zjarri shkatërroi shtëpinë e familjes dhe dëmtoi edhe dy banesa të tjera. Kryqi i Kuq Amerikan është angazhuar për të ndihmuar edhe banorët e tjerë të zhvendosur pas ngjarjes.

GoFundMe për familjen Manati

Pas tragjedisë, Alessia Firi, e afërme e familjes, hapi një fushatë GoFundMe me titullin “Help the Manati Family”, për të përballuar kostot e jashtëzakonshme me të cilat familja po përballet.

“Shpresa është që të lehtësojmë qoftë edhe një pjesë të kësaj barre, në mënyrë që familja të mund të përqendrohet te shërimi, zia dhe të qenët së bashku”, thuhet në thirrjen për ndihmë.

Solidariteti ka qenë i menjëhershëm. Mbi 77 mijë dollarë janë mbledhur nga më shumë se 600 donatorë, ndërsa objektivi i vendosur në GoFundMe është 110 mijë dollarë.


        
 
Next Post

Humb jetën në Turqi vajza e djegur në hotel “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës më 16 gusht

Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare, dyshohet difekt në sistemin e radarëve

Programi i Financimi per Startupet 2026: dyfishohet fondi dhe startup-et e financuara, 163 startup-e mbështeten me 600 milionë lekë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved