• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Fatos Mahmutaj nuk ishte i gjallë

January 24, 2024
in Blog
        
 

Nga Frrok Çupi

Sa kishte marrë plumbin në shpatull, i vunë edhe një fasho sa për gjakun, dhe u nis për në zyrat e prokurorisë. Aty dikush e priti, dikush s’ desh ta shikonte me sy… Pastaj u duk se dikush kishte frikë ‘ për nesër’ dhe i tha që të kryente një analizë në mjekësinë ligjore e pastaj të bënte kallëzimin.

Atje në Mjekësinë Ligjore nisi të tregojë se kur u plagos nga plumbi i Gardës së Republikës, tha i ka rënë në trup edhe gjaku i Veizit, atij që u vra krejt ngjitur me gazetarin. Iu duk se do të ndihmonte mjekun ligjor për të ndarë gjakun e tij me gjakun e njeriut që tashmë ndodhej në morg, por nuk funksionoi kështu.

Në vend të saj bëri të zezën e vet. Mjeku, sa dëgjoi se ishte plagosur në protestën kundër qeverisë, i ktheu shpinën.

“Nuk është koha ime e shërbimit”, i tha dhe iku.

Një mjek tjetër i tha se “nuk bëhen analiza këtu, por ik”.

Të tjerët u bënë të padukshëm. Në prokurori, ku ta dish se si u ndodh dikush që i mori përsipër kallëzimin.

Fatos Mahmutaj tani jeton në Bruksel, që atë ditë kur u plagos para kryeministrisë ai e la Shqipërinë. Atë ditë, 21 janar 2011, u vranë katër vetë dhe u plagosën 37 në protestën e qytetarëve kundër korrupsionit të Ilir Metës- zëvëndës kryeministër. Sali Berisha, kryeministër, natën para se të bëhej gjyqi kundër Metës, i kishte shkuar në shtëpi autorit të krimit, kishin pirë verë në sy të gazetarëve dhe Berisha kishte deklaruar se ‘ nuk kishte burrë si me e prekë Ilirin”. Bash për këtë arsye u vranë ata qytetarë.

Fatosi ishte gazetar i televizionit Klan dhe po raportonte mbi atë që po ndodhte në Bulevard. Plumbi që e mori në shpatull, në fakt e vrau. Ai nuk ishte më i gjallë që nga momenti kur e mori plumbi i qeverisë. Sipas të gjitha gjasave dhe provave që po vijnë papushim, kryeministri Sali Berisha kishte urdhëruar që rojet shtetërore të qëllonin për vdekje secilin nga ata që po protestonte. U vranë katër vetë, por Berisha deklaroi në një moment dehjeje triumfi se ‘do t’ i kishte vrarë të gjithë’. Ministri i Brendshëmn i Berishës kishte thënë një ditë më parë se ”jemi gati që të ndeshemi”.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka dekalruar pas 13 vjetësh se ‘ishte vrasje shtetërore’.

… Por që në atë moment Fatosi mbeti i vdekur. Askush nuk e njohu më për të gjallë: As prokurori, as doktori, as televizioni i tij Klan. Klani nuk dha as edhe një lajm për vrasjen e gazetarit të vet. Televizioni ishte ‘b&b’ me Berishën; ai ndalonte lajmin, ndalonte shiun, ai bënte qeverinë, ai bënte parlamentin… Nuk besoj se kishte edhe armë, armët i kishte vetëm Saliu…

Atëherë, ku të jetonte Fatosi? Apo ku të shkonte secili prej nesh kur ke të bësh me një klimë të tillë ku të gjithë mbajnë anën e vrasësit? Vetëm tani kur Salliu po klasifikohet si urdhërues dhe vrasës i 21 janarit, tani kanë nisur të largohen prej tij njerëzit e rrezikshëm që mbajnë më këmbë krijesa mizorë si Berisha. Atëherë vrasësi shtetëror ishte i rrethuar me kriminelë të tjerë si thupra.

Sa herë jane ndodhur njerëzit, jo vetëm këtu, të vetëm para xhelatit dhe… të gjithë të tjerët- me xhelatin. Tragjike! Në ato momente çfarë të bëje?!

Fatosi zgjodhi ‘të vdiste’ në ato kohë kur të gjallët ishin të tmerrshëm mbledhur rreth pushtetit mizor


        
 
Next Post

Kosova nga 1 shkurti do heqi si monedhë dinarin serb! Reagon DASH: Rishikoni vendimin!

Po hynte në GJKKO për të marrë pjesë në gjyqin e Belerit, Vangjel Dule goditet me vezë

Pse janë kaq të korruptueshëm doganierët shqiptarë?!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In