• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Fatos Nano, në KPD-2001: Nuk jam si Ilir Meta, tra.fikant, i korruptuar, që qeveris me banda kri.minale, para të pista dhe drejtësi të kapur

December 13, 2018
in Dosja X

Mjafton, që “Veting”-u për “malin” e krimeve të Ilir Metës kryeministër dhe Anastas Angjelit-ministër i tij, të nis nga këto akuza, që ish lideri socialist Fatos Nano, i ka bërë 17 vite më parë, kur kryehajduti dhe bosi i bandave të krimit e korrupsionit Ilir Meta, deri në atë kohë, së bashku me mumuthin Anastas Angjeli, kishin shitur BKT me zero lekë, kishin falur naftën, kromin e bakrin tek mafia ruso-serbe-turke…

Kishin vjedhur 15 km vijë bregdetare Lalz-Golem-Durrës. Kishin grabitur 157 ndërrmarrje të mëdha, duke i falur e shitur “për 5 lekë” te klientët tyre. Ngritën depozitat e naftës, të mafies greke në Portin e Durrësit, sollën në Shqipëri bankat greke, që dirigjoheshin nga Caci, për pastrimin parave të pista të grupit mafioz “META” dhe vodhën, 150 milionë USD llogari bankare e 1 miliardë USD, pasuri të paluajtshme të firmave piramidale

Ilir Meta dhe shpura në qeverinë e tij, që është lidhur kokë e këmbë me korrupsionin, ta dëgjoj dhe mësoj mirë, se nuk nuk do lejojmë sic ka ndodhur deri tani, qeverisje të korruptuar, me trafiqe e abuzime, krahinorizëm dhe grupime interesash antiligjore, që synojnë pasurimin e shpejtë përmes përdorimit të pushtetit

Kë të besoj, kryeministrin që sapo foli këtu në KPD, apo kryeministrin që lejon, që nga zyrat e FRESSH-it, që ka krijuar në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, të vazhdojnë të manipulohen afera shumë-milionëshe.

Të besoj, kryeministrin që kemi zgjedhur të na drejtojë drejt të ardhmes europiane, apo Ilirin që po qeverisë me njerëz të botës së krimit, të identifikuar për lidhje tepër të ngushta dhe aspak ligjore me të.

Unë i thashë Ilir Metës, kur u ngrit ajo gruaja në Berat, që nuk deshte as bukë, as ujë, as drita: Unë s’dua Shpellën e Pëllumbave, por dua Anastasin, mirëpo Iliri s’ma jep Cacin, sepse dua që Cacin ta kthej në njeri të mirë, larg atyre që po bën me Ilirin.

Kryeministri Ilir Meta, po e drejton qeverinë dhe Shqipërinë, në mënyrë fashiste, duke bërë lidhje vertikale direkte nga zyrat e tij në zyrën e agjensive të specializuara të shtetit, nga policia deri tek Gjykata apo Prokuroria, jashtë vëmendjes së drejtuesve të institucioneve që japin llogari para popullit dhe para ligjit”..

Unë nuk do të lejoj, që qeverisja të shkatërohet e sundohet prej Ilir Metës, për shkak të presionit ekzekutiv dhe policor ndaj forumeve të partisë duke i diktuar të heshtin, me metodat që po ushtron Ilir Meta, po e përsëris, që po drejton në mënyrë fashiste.

Ilir Meta është mësuar të blejë mbështetje, vota dhe mandate, me para të pista, ai është i implikuar, në afera shumë milionëshe, duke shfrytëzuar pushtetin si kryeministër

Kryeministri Ilir Meta ka histori të vjetra me SHIK, që e detyrojnë t’i shërbejë djallit Berisha, për shkatërrimin e PS, ai i ka kthyer kurrizin partisë, forumeve, kryetarit dhe po punon me miqtë e tij me problem ligjore, vetëm për interesat e tij personale.

Duhet të jesh nga Skrapari, që të gjesh një vend të lartë në administratën shtetërore, ose me njohje në grupet e lidhura, me krimin dhe pushtetin e Ilir Metës.

Unë nuk mund të lejoj dhe nuk e mbyll gojën para kërcënimeve, as për ndonjë presion shtetëror dhe as për atentate për Fatos Nanon, siç mendojnë se do më frikësojnë.

Regjimi i Ilir Metës, drejtohet me celular dhe ky është një model diktatorial, që sjell pushimin e vendimmarrjes së forumeve

Të mos konsiderojnë më qëndrimin e Ilir Metës dhe të punojmë, për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga Ilir Meta.

Qeverisja e PS, nuk është pronë vetëm e një grupi individësh dhe nuk mund të përdoret privatisht, nga ky grup i Ilir Metës, rrëmbyes kolltuqesh të ekzekutivit./Pamfleti

Next Post

Ilir Meta del jashtë sistemit të drejtësisë, ngrihet Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe shkrihet KLD, vartësit e presidentit sherr me gjyqtarët

Shkëlzen Berisha merr në mbrojtje Edmond Tupen dhe sulmon Ramën për tenderin e Unazës, por harron rreth 420 milion euro të aferës "CEZ"

Protesta/ Kisha Katolike: Dialogu, rruga e vetme drejt paqes e zgjidhjes së drejtë

Comments 1

  1. Llemadeo says:
    7 years ago

    Qeveria dhe protestat…!

    Qeveria është e gatshme
    Që kërkesat tetë pikëshe të ua plotësojë
    Biles dhe të tjera shtesë i ka gati
    Kush tërhiqet që me korruptin të dialogojë.

    Qeveria “hapi vënde punë” mun në kryeministri
    Për Një Mijë studenta ekselence…
    Për ata që kanë prindërit funksionarë,
    Për militantët forumistë të nënës parti…

    Qeveria do ti bëjë falas tarifat
    Për ata që notat i kanë Dhjeta,
    Biles dhe për të varfërit falas do të bëhen,
    Ja premtimet grandioze ore tungjatjeta.

    Ndërsa ministrja hap krahët
    Që “si nënë” gjoja studentët ti presë,
    Pa çka se të bijën nëna e ka çuar në Paris
    Me bursë qeverie si gjoja ekselencë.

    Kurse mediat bëjnë shou me të ftuar
    Mbushin studiot me servil forumista të qeverisë
    Duke u tallur k/qeveriu me popullin
    me pyetje përgjigje me militantët e partisë.

    Dudushlleret derbederet lakejtë e pushtetit
    Po i sherbejnë me nostalgji Edi levendit,
    Lum moj Shqipëri për hipokrizinë e gazetarëve,
    Të atyre që u bënë me vila lëpirjeve të pushtetit.

    Pas 9 ditëve të protestave, çudit fare;
    Del Moniçka porsi bose e leshelisë
    Dhe “ofron zgjidhje” duke ftuar në tavolinë
    Atë mikun që ja bëri burin president të Shqipërisë.

    Ndërsa studentët me protesta paqësore
    Dalin që të marrin me të mirë qeverinë…
    Populli bredh duke kërkuar miq që hanë lekun
    Që të blejë mjekimin, të drejtat, bukën dhe Lirinë…!

    Sepse populli është mësuar të nënshtrohet
    Dhe ti lëjë fëmijët që të marrin arratinë,
    Veç partive: edit, salës dhe luloshit a ilirit,
    Të mos ua cënojë vjedhjet as vilat as pasurinë!

    Ngrihuni o popull, luaj nga vëndi o Njeri,
    Dil në udhë me studentët me tëndën Rini,
    Dhe largojë nga pushteti hajdutët kriminelë,
    Që të vjedhin dhe ta vrasin tënden Liri!

    Nga Llemadeo

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved