Ende pa nisur mirë sezoni i verës, duket se lokalet kanë filluar të përllogarisin ndryshe çmimet e shërbimeve që ofrojnë për klientët.
Ish-modeli dhe aktori i njohur Oni Pustina ka publikuar një faturë, që me siguri do të habiste këdo që do t’i vinte mbi tavolinë.
Siç duket, veç pijeve dhe pjatave të porositura, në faturë ka nisur të përfshihet edhe muzika e lokalit. Madje, për 6 persona sipas kësaj fature duhet paguar 18 mijë lekë të vjetra, ndërsa ish modeli nuk ka dhënë detaje se ku ndodhet ky lokal.