• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fillon procedura parlamentare për demaskimin e spiunit Ilir Metaj dhe përjashtimit nga Parlamenti të “non gratës” Sali Berisha, PD-PS bashkë për t’i nxjerrë nga qarkullimi

September 4, 2022
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Nis numërimi mbrapsht për ish-presidentin Ilir Meta që aludohet se ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzohet se ka qenë sekretar i Partisë së Punës.

Gazeta “SOT”, ishte e para media që e paralajmëroi gjatë kësaj jave se këtë të premte do mblidhej Konferenca e Kryetarëve, për t’i hapur rrugë përjashtimit nga politika dhe fusha të tjerë, për këdo që ka pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit dhe ka mbajtur poste në ish-Partinë Komuniste, ndërkohë që dje është hedhur hapi i parë për t’iu dhënë jetë këtyre nismave. Kështu, në nisje të sesionit të ri parlamentar, është mbledhur dje Konferenca e Kryetarëve për miratimin e programit të punës dhe kalendarin e punimeve të Parlamentit, teksa socialistët dhe demokratët që mbështesin linjën amerikanë e nisën më këmbën e mbarë sesionin e ri parlamentar. “Armiku i armikut tim është miku im” dhe “armiku politik i përbashkët është Meta dhe Berisha”.

Ky rregull i pashkruar, duket se bëri bashkë të majtët dhe te djathtët në Konferencën e Kryetarëve, të cilët i dhanë dritën jeshile nismave respektive ligjore që parashikojnë t’i japin fund karrierës politike të personave që kanë qenë në të shkuarën bashkëpunëtorë të Ish-sigurimit të Shtetit apo të favorizuar prej tij, ku padyshim që më të rrezikuarit janë Meta dhe Berisha. Më konkretisht, socialistët që gëzojnë shumicën ne Konferencën e Kryetareve i dhanë dritën jeshile tri nismave te propozuar nga grupimi Alibeaj;

Shpalljen muze kombëtar të burgut famëkeq të Spaçit dhe Tepelenës, dekomunistizimin e shoqërisë dhe deklasifikimin e dosjeve te ish-Sigurimit të Shtetit dhe në këtë pikë, duket se demokratët që mbështesin Enkelejd Alibeaj bien dakord me mazhorancën socialiste, e cila kërkon peshkimin sa me të shpejtë të bashkëpunëtoreve të ish-Sigurimit të Shtetit për t’i nxjerrë jashtë Parlamentit dhe Politikës.

Nismat ligjore të Partisë Socialistëve mund të konsiderohet si një Lustracion i plotë i politikës, pasi synohet ndërhyrja jo vetëm në ligjin e dekriminalizimit dhe kodin zgjedhor por edhe në ligjin e partive politike për të përjashtuar nga Parlamenti por edhe drejtimi i partive politike i bashkëpunëtoret të ish-sigurimit të shtetit.

Ndryshimet në ligje, “tronditin” një duzinë personazhesh

Por, pasojat e ndryshimeve ligjore të propozuara nga socialistët nuk bien vetëm mbi një person të përveçëm por edhe mbi forcën politike që ai drejton pasi nëse kryetari i partisë rezulton të jete ne dosjet e sigurimit te shtetit dhe nuk zbaton ligjin rrezikon që subjekti politik që ai drejton te shpërbehet. Me 5 shtator ligjvënësit rikthehen në ringun e tyre politik pas verës përvëluese, por vjeshta parashikohet edhe me e nxehtë.

Ilir Meta nuk e komentoi dje dakordësinë e parë të socialisteve dhe demokratëve në nisje të sesionit te ri parlamentar, por duket e nuk është i lumtur për një bashkim forcash dhe numrash në Parlament për largimin e tij dhe te Sali Berishës nga politika. Megjithatë, ndryshimet me të rëndësishme në tentativën për të pastruar politikën shqiptare nga spiunët, janë në ligjin e dekriminalizimit.

Në një prej neneve të ligjit ekzistues shtohet një paragraf ku parashikohet se “bashkëpunëtorëve ose të favorizuarve të ish-Sigurimit të Shtetit, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi”.

Kujt i faktohet bashkëpunimi i ndërpritet mandati. Ndërsa ndryshimi ligjit aktual për partitë politike synon mos lejimin e drejtimit të një force politike nga kryetar me dosje në sigurimin e shtetit ose ata që kanë shërbyer si sekretar partie. Nëse ky ndryshim realizohet atëherë Sali Berisha ish-Sekretar i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë në QSUT, i hiqet e drejta për të qenë deputet dhe pjesë e politikës.

Nga ana tjetër, gazeta ka mësuar se përveç Metës dhe Berishës, të rrezikuar për t’u prekur nga ligji i Dosjeve dhe Dekriminalizimit janë edhe ministra dhe ish-ministra, deputetë dhe ish-deputetë, prokurorë, gjyqtarë, kryetar bashkish, drejtorë në administratë dhe policie, të cilët në rast se rezultojnë se kanë qenë bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit, do të përjashtohen nga sistemi dhe vendimmarrja.


        
 
Next Post

Meta “merr malet”, ironizon Romeo Kara: Sa më lart tentohet arratisja, aq më e tmerrshme do jetë humnera

Procesverbali i plotë/ Nga aferat e Shkëlzenit, te Gërdeci e vrasja e Hajdarit! Si mundet që orlat Meta-Berisha gati të coptonin njëri-tjetrin, sot janë aleatë?!

"Opozita dhe të gjithë duhet të jenë këtu te resorti i Fanies“: Rama duhet të japë dorëheqjen”! Flutura Açka "leh" në “Prestige Resort”, kujton se është shembur News 24 .... Alarm i zi, është i qytetarëve!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In