Kandidati per kreun e FSHF, Bashkim Fino, vazhdon me denoncimet sa i perket rregullave te gares qe po shkelen nga kandidati tjeter, Armando Duka.
Me ane te nje statusi ne Facebook, Fino shprehet se pas 8 shoqatave qe u faktuan qe ishin te paregjistruara, jane edhe 4 shoqata te tjera poashtu te paregjistruara. Kjo sipas Finos e thellon akoma me shume skandalin.
Ja postimi i plote i tij:
Rëndohet skandali i FSHF, 4 Shoqata të tjera të pa regjistruata
Pas 8 Shoqatave Rajonale, që u faktuan ligjërisht se nuk janë të regjistruara në Gjykatë, sot jam tronditur kur kam mësuar në mënyrë zyrtare që nuk janë të regjistruara as 4 Shoqatat e tjera.
Nëpërmjet vërtetimit nr. 156/1 Prot., i marrë nga Gjykata e Tiranës rezulton se nuk janë të regjistruara as Shoqata e Trajnerëve, Shoqata e Mjekëve Sportivë, Shoqata e Arbitrave të Futbollit dhe Shoqata e Futsallit.
Ky është një skandal i paprecedentë i një Federate, e cila për vite me radhë ka mbyllur sytë para këtyre “ndërtimeve pa leje”, që i kanë zënë frymën futbollit shqiptar me ilegalitetin e tyre.
Bashkim Fino