• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Flamur Noka i “mbylli derën” e kandidimit, Evi Kokalari e sfidon publikisht: Ke intelektin e një gjinkalle, ikja jote dhe e Berishës është pa kthim

March 20, 2026
in Aktualitet
        
 

Në një kohë kur në arenën politike po diskutohet lidhur me zgjedhjet brenda Partisë Demokratike si dhe kandiatët që do të kandidojnë përballë Sali Berishës për postin e kreut të së djathtëve, deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka, foli lidhur me kriteret për kandidim në strukturat drejtuese të partisë.

Mbrëmjen e së enjtes Noka theksoi se çdo person që synon të jetë pjesë e strukturave drejtuese duhet të përmbushë disa kushte bazë, ku ndër më kryesoret është të jetë anëtar i Partisë Demokratike. Në këtë kontekst, ai u shpreh se persona të caktuar që kanë shprehur ambicie për poste drejtuese, përfshirë edhe Evi Kokalarin, nuk rezultojnë anëtarë të partisë dhe për rrjedhojë nuk kualifikohen për të kandiduar.

“Në PD kanë të drejtë të aplikojnë për të qenë në strukturat drejtuese të saj të gjithë ata që plotësojnë kushtet. Një kusht i parë është që duhet të jesh anëtar i një partie. Ata që po flet ti nuk janë anëtarë. Evi Kokalari nuk është anëtare”, tha flamur Noka dje në emision.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur një reagim nga vetë Evi Kokalari, e cila ka hedhur poshtë këto deklarata të Nokës, duke theksuar se sipas vendimit të Gjykatës, themeluesit e një partie konsiderohen automatikisht anëtarë të saj, pa pasur nevojë për regjistrim shtesë.

“Flamur Noka mbrëmë kaloi në mashtrimin e radhës, meqë shpifja për krijim partie nuk funksionoi. Tani pretendon se nuk jam anëtare dhe nuk kualifikohem. Meqë Noka ka intelektin e një gjinkalle, po ia shpjegoj qartë dhe pastër:NË BAZË TË GJYKATËS, THEMELUESIT E NJË PARTIE JANË AUTOMATIKISHT ANËTARË.

Themeluesit nuk kanë nevojë për regjistrim të veçantë. PIKË. Unë kam refuzuar teserën për arsye që i kam shpjeguar më parë. PIKË. Kjo parti nuk është e juaja. PIKË. Berisha nuk është themelues i PD-së, siç mashtroni vazhdimisht. PIKË. Ikja juaj është pa kthim. PIKË”, shkruan ajo në postimin e saj në “Facebook”.


        
 
Next Post

Salianji godet Flamur Nokën: Nuk e mbaj as si roje, fytyra e dështimit të PD-së!

Mentor Nazarko përplaset me Flamur Nokën: Përdorni shërbimet sekrete greke për të sulmuar drejtësinë shqiptar

PS bën bilancin e zgjedhjeve, në Fier fitorja më e fortë, Spiropali dështoi në Kavajë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In