• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

“Flamuri serb do të valëvitet në Prizen”! Ish-ministri gjerman reagon për deklaratën e Ivica Daçiç: Kjo rrugë çon drejt luftës, nuk ka më para të BE-së për Serbinë

11/10/2026
in Diaspora
        
 

sh-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, reagoi ashpër ndaj deklaratës së Ivica Daçicit se flamuri serb një ditë do të valëvitet në Prizren, duke e cilësuar atë një pretendim të qartë territorial ndaj Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Roth u shpreh i shqetësuar ndaj pohimeve të ministrit të brendshëm serb, njëherazi zëvendës kryeministër i Serbisë. Por ai nuk la pa i kujtuar Beogradit edhe se cfarë rrezikon me të tilla deklarata.

“Serbia e gjorë! Ivica Daçiç dëshiron që flamuri serb të valevitet mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një fqinji më lënë pa fjalë”, ka shkruar Roth, duke i kujtuar më tej Serbisë se qëndrime të tilla jo vetëm nuk e afrojnë me bllokun europian, por përkundrazi, e cojnë në drejtimin e kundërt.

“Kjo rrugë çon drejt luftës. Nuk çon drejt Bashkimit Evropian. Nuk ka më para të BE-së për Serbinë!”, ishte mesazhi i tij. Ish ministri gjerman u është drejtuar më tej votuesve në Serbi, duke u bërë thirrje që, në prag të zgjedhjeve të 25 tetorit, të reflektojnë për drejtimin politik që po mbështesin.

Më herët, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, e kishte kritikuar këtë deklaratë të Dacicit si dhe paraqitjen publike të Milan Radoiçiçit në tubimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në Kragujevc.

Në një reagim në platformen X, Konjufca qe shprehur se këto zhvillime dëshmojnë vazhdimësinë e synimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës dhe mungesën e llogaridhënies për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023, për të cilin ai e cilësoi Radoiçiçin si organizator.


        
 

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved