Nga Rigels Seliman
Ndonëse sot pritet të votohet në Parlament marrëveshja e 5 qershorit dhe në 30 korrik ndryshimet kushtetuese për hapjen pjesërisht të listave, të cilat mbështeten fuqishëm nga opozita parlamentare dhe mazhoranca, vera politike, madje dhe vjeshta duket se do të jetë e nxehtë. Të gjithë menduan se pas paktit të 5 Qershorit do të kishte një armëpushim, për t’u rikthyer në vjeshtë me përgatitjet intensive për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Por hapja e valles me rimbledhjen e Këshillit Politik, qepjea dhe shqepja e reformës zgjedhore, e vendosi në lëvizje edhe njëherë të gjithë spektrin politik. Me dashje dhe me paramendim palët politike e sidomos 2 opozitat, ajo jashtë e ajo brenda Parlamentit që vërtiten rreth boshtit mazhorancë, që në gjuhë apo etiketim folklorik të treja bashkë ngjajnë shumë me organin gjenital mashkullor, ditë e fundit kanë ngritur shpatat, ndërsa janë futur në llogoret e tyre.
Si opozita jashtë parlamentare, ashtu edhe opozita parlamentare e dirigjuar nga deputeti grerëz, Myslim Murrizi dhe zgjatimet e tjera si Rudina Hajdari, Mondi i Stojkut, Selamiu i Jenisherëve e ish-këshilltari i Ilir Metës, Ralf Gjoni, nuk hapin rrugë e nuk lëshojnë pe, ndërkohë që si 2 minoranca që janë e urrejnë aq shumë njëra-tjetrën, edhe pse të gjithë e dinë mirë se kanë dalë nga “vagina” e PD-LSI.
Por megjithatë pavarësisht këtyre piruetave dhe lojërave politike të fëlliqura, unë po hyj në temë, duke lënë mendimin tim, që padiskutim mund të gjallë debat e mund të mos pritet mirë nga fanatikët militantë. Kështu që në kushtet kur unë i kam shkrepur fjalët dhe mendimet, si fillim po e ndal theksin tek flirtet Meta-Rama-Basha. Po, po, flirte mund t’i quajmë shtrirjen e dorës dhe përqafimet e kësaj treshe që ia ka sjellë në majë të hundës popullit të shkretë, por të zgjuar.
Dikush nga ju me të drejtë do të pyes se përse e futa dhe e mpleksa kryeministrin Edi Rama në këtë mesele?! Ndërkohë që unë përgjigjen e kam se përse e përfshiva zotin Rama në këtë fabul?! Sepse ky i fundit e ka dhjerë, madje bërë mutin mullar, sidomos me tërheqjen si frikacak nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta nga detyra, për të cilin ai dhe mazhoranca socialiste prej një viti premtonin se do ta çonin në “Gijotinë”, pasi jo vetëm që kishte shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit 2019, por edhe për faktin se e ka kthyer Presidencën në seli të opozitës, asaj jashtë që udhëhiqet nga Basha dhe bashkëshortja e tij jo zonjë e parë, Monika Kryemadhi.
Mirëpo, socialistët i përtypën e lëpinë shumë shpejt ato që thanë për Ilirin, ndërsa vendosën që Metën ta falin dhe në shenjë revolte t’i hiqnin një notë në sjellje, pra vërejtje me shkrim, duke i kërkuar që herë tjetër të jetë bashkëpunues e jo Kryeneç. Nuk e kuptoj dot pse e kanë kaq frikë Ilir Metën?! Dhe për këtë dua një përgjigje nga ata që kanë tagrin për ta dhënë dhe që quhen socialistë. Kështu që kaq kisha dhe mendoj se këtë mëkat ka Binomi Edi Rama-PS, ndërkohë që në rrafshin politik quhet flirt Rama-Meta apo Pazar.
Por nuk mundet ta ndal këtu analizën time, pasi Edi Rama në të njëjtën kohë flirton edhe me Lulzim Bashën, me të cilin u martua në 17 maj të vitit 2017 dhe u nda po në atë vit. Do të thoni ju kush janë flirtet Rama-Basha? Flirtet janë që nga thirrjet që kryeministri Rama i ka bërë kryedemokratit Basha që hajde të ulemi në tryezën e dialogut, deri tek shprehja e artikuluar prej shefit të qeverisë gjatë kohës që shefi i selisë blu ishte duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë vetëm pak ditë më parë, se: “Mund të marrësh malet o Luli, por në fund bashkë do të ulemi”.
Ndërsa treguesi tjetër që Rama flirton me Bashën është fakti që kryeminstri pranoi kërkesat e PD, duke prodhuar kështu atë që quhet pakti i 5 qershorit dhe që pritet të votohet sot në Parlament për të marrë jetë. Ndërkohë sa i takon arsyes se përse deputetin Myslim Murrizi e kam quajtur grerëz, ka të bëjë me faktin se ky i fundit po iu prish rehatinë Metës, Ramës dhe Bashës, si dhe për faktin se kreu i grupit demokrat në Kuvend është hipokrit, pasi bën sikur ka fatet e Shqipërisë në dorë dhe sikur është i super votuar nga qytetarët, duke harruar që në Parlament ka ardhur nga votat e PD. Ndërsa sa i takon faktit se përse popullin ku dhe unë bëj pjesë e kam quajtur naiv, ka të bëjë me arsyen e vetme, se në këto 30 vite demokraci politikanët kanë tallur bythën me të, pra me sovranin.