Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ndodhet në Poloni në kuadër të samitit të Ballkanit Perëndimor. Ditën e sotme në këtë samit, Rama u takua me kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel më të cilën ka qenë në një tryezë diskutimi. Pikërisht një foto me Merkel nga dita e sotme, është kthyer edhe në foton e ditës për kryeministrin Rama.
Por pas Samitit të Ballkanit Perëndimor, kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se procesi i Berlinit synon të ndihmojë miqtë e Ballkanit Perëndimor, drejt rrugës europiane. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter, zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert. “Procesi i Berlinit synon të ndihmojë miqtë tanë në Ballkanin perëndimor, në realizimin e Prespektivës Europiane. Lidhjet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor po përmirësohen. Rinia po bën një punë të përbashkët në kërkimin shkencor” – shkruan Steffen Seibert.