• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Histori

FOTO E RRALLË/ Kur udhëheqësit e PS takonin themeluesin e UÇK-së në 1992

July 22, 2022
in Histori
        
 

Fotoja është shkrepur në vitin 1992, gjatë një darke familjare në një banesë në Zvicër. Në foto, nga e majta në të djathtë janë Xhavit Haliti, një udheheqës në ilegalitet i Lëvizjes Popullore të Kosovës, i cili ishte një nga themeluesit më pas të UÇK-së.

Më pas, në krye të tryezës është Bashkim Zeneli, ish-deputet dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Gjermani e Greqi, ish-kryeministri Fatos Nano, njëkohësisht lideri historik i socialistëve shqiptarë, e në krah të tij Namik Dokle, numri një i grupit parlamentar socialist, e më pas kryetar Parlamenti dhe zv.kryeministër.

Fotoja publikohet për herë të parë, dhe është shkrepur gjatë një vizite të krerëve të PS-së me diasporën shqiptare në Zvicër. Afërsia e PS-së me përfaqësuesit e rezistencës që vinin nga LPK-ja ka nisur që herët dhe vijon edhe sot me marrëdhëniet e ngushta të Edi Ramës me Hashim Thaçin e ish-udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Nano zhvilloi edhe një takim me diasporën, përkatësisht mbështetësit e krahut të LPK-së, video e të cilit u përdor në Tiranë nga Sali Berisha për ta sulmuar kreun e opozitës si enverist.

Në fakt ajo deklaratë e Nanos, kishte doza shkelje syri për militantët e majtë të LPK-së, një pjesë të të cilit kanë qenë edhe përkrahës së Enverit, me pushtetin e të cilit kanë pasur edhe marrëdhënie konspirative një pjesë e tyre.

Gjithsesi prej atëherë kanë kaluar shumë ujra, e thuajse të gjithë personazhet në foto kanë drejtuar një pjesë të shteteve shqiptare. Nano, Dokle e Zeneli në Tiranë, e Xhavit Haliti, i cili prej lufte mban nofkën e ilegalitetit “Zeka” ka qenë deri edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, por si Ali Ahmeti nuk pranoi asnjëherë poste ekzekutive. Sot vijon të jetë deputet i PDK-së dhe drejtues politik i Pejës, prej nga e ka dhe origjinën. / TemA


        
 
Next Post

Një grup fëmijësh shkojnë në Kuvend, Berisha hyn në sallë! Rama tall Berishën dhe Bashën: Xhaxhi vampiri në fund, ja erdhi gogoli!

Pse ka rëndësi “non grata” e Britanisë së Madhe për Sali Berishën

Zhan Todt tregon gjendjen e Shumakerit: I ndjekim bashkë ndeshjet e Formula 1

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In