Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë pas denoncimit të gazetarit Blendi Mane se e ka kërcënuar familja e Ardian Fullanit. Kara përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Fullani e ka futur në thes gjithë politikën shqiptare dhe dëmi që i ka shkaktuar Bankës së Shqipërisë mund të jetë qindra miliona euro.
Jo vetëm kaq, por Kara shkruan se Fullani fsheh të vërteta të mëdha dhe të hidhura për politikën oligarkike.
“Kjo eshte fytyra e vertete e politikes oligarkike.
Avazi i talljes vazhdon dhe do të vazhdoje persa kohe ky popull gelltit cdo lloj corbe qe i servir politika oligarkike.
Jo rastesisht Fullhajni mori pafajesine, jo rastesisht u largua nga detyra ai drejtues i policise qe autorizoi arrestimin e tij, jo rastesisht ai u shperblye me miliona të padegjuara me pare për zullumet e tij nga gjykata dhe sigurisht jo rastesisht vajza e tij perzgjidhet per te na perfaqesuar në Bruksel.
Fullhajni sigurisht qe e ka futur në thesin e tij të gjithe politiken oligarkike.
Demi qe i eshte shkaktuar Bankes se Shqiperise mund të jete qindra milione euro, ndersa aksidentalisht u zbuluan dhe u pranuan vetem shtate milione euro.
Fullhajni fsheh të verteta të medha dhe të hidhura për politiken oligarkike.”, shkruan juristi Romeo Kara.