• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Histori

Garë pa rival? Ja ç’shkruante në vitet ’90 Abdi Baleta për zgjedhjen e Sali Berishës president në ’92 si kandidat i vetëm

May 6, 2026
in Histori, Kryesore
        
 

Nuk është hera e parë që Sali Berisha kandidon i vetëm në një garë. Në fakt, kjo ka ndodhur edhe kur ai u zgjodh president në vitin 1992. Në një shkrim të Abdi Baletës, botuar në gazetën “Rimëkëmbja” në vitin 1996, analizohet qartë dhe ftohtë pse Berisha e mori atë vendim, i frikësuar edhe nga mundësia që rival i tij asokohe mund të ishte Ismail Kadare.

Duke iu referuar asaj periudhe, Baleta shkruan:

“Para se të bëhej votimi, ai nguli këmbë që të ndryshohej ligji kushtetues dhe të mos ishte e detyrueshme që të kishte kandidaturë alternative.”

Sipas tij, kjo nuk ishte një çështje formale, por një mënyrë për të shmangur çdo rrezik real nga një kundërshtar i mundshëm:

“Ka mbetur e pasqaruar mirë përse këmbënguli aq shumë atëherë Berisha, nuk deshi ta vinte ndonjërin nga bashkëpunëtorët në pozitën e ‘kandidatit bufon’, apo kishte frikë se në vend të bufonit të vet mund t’i dilte ndonjë konkurrent real.”

Baleta përshkruan edhe klimën e tensionit të asaj kohe, kur në Tiranë qarkullonin zëra për një kandidaturë të mundshme të Kadaresë:

“Ato ditë, në Tiranë flitej se dikush po përgatitej të paraqiste edhe kandidaturën e Ismail Kadaresë, madje në rrethet e ngushta pranë Berishës ngjalli shqetësim një lajm se ditën e votimeve mund të zbarkonte Kadareja në Rinas.”

Tre dekada më pas, edhe pse i zvogëluar në forcë dhe përmasa politike, Sali Berisha vijon të përdorë të njëjtat forma dhe metoda: shmangien e konkurrencës dhe kontrollin e garës. Ajo që në vitin 1992 u justifikua si vendim i momentit, sot shfaqet si një model i përsëritur, që tregon më shumë për raportin e tij me garën sesa për rrethanat e kohës. vna


        
 
Next Post

“Nuk janë të fortë, janë legena”! Thirrja e Gjergj Lucës për të “pastruar” lagjet: Riktheni të plotfuqishmit

Detaje tronditëse nga vrasja e ish-Miss Zvicrës nga bashkëshorti: I hoqi pjesë të trupit dhe i futi në blender

Deklaratat e Trump, Papa Leoni e vendos vëmendjen te takimi me Rubion: Shpresoj ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In