• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gazetarë… perëndi në keni: Merrni mësimin e duhur nga këta! Mos na i sillni vdekjet, vrasjet, sherret, britmat në televizor e në celular

June 13, 2021
in Blog

Nga Edlira Gjoni

Lojtari danez Eriksen duket të jetë në gjendje stabël – thotë UEFA.

E ajo që më ka lënë pa tekst, (mund të flitet, meqë lajmet janë shpresëdhënëse), është ky gjest i ekipit të Danimarkës!

E shoh. E rishoh! E vëzhgoj me shumë kërshëri!

Pas kaosit të parë, sapo mjekët filluan t’i bëjnë ndërhyrje për t’i risjellë frymën e rrahjet e zemrës, ekipi krijoi këtë GARDH!

Gardh! Për t’i dhënë njeriut privatësi. Momentit rëndësinë që i takon. Botës, kufirin te thana.

Sytë e kamerat e gjithë botës ishin aty! Por 10 shokët e ekipit krijuan dhomën e krizës, me një disiplinë e natyrshmëri goditëse!

Kur ka luftë me vdekjen, nuk ka vend për sytë kureshtarë. As për kamera. As për klikime!

Mësim kaq i hapur nga një ndeshje futbolli!

Ndërkohë ne sulmohemi me pamje si u godit me armë, si e theri me thikë, si e përdori sopatën, si u rrëzua në trotuar, si ra nga ballkoni, sa herë ka ngjarje të zeza në vend. Kur nuk i filmojnë, mediat nxitojnë t’i riprodhojnë, nga “sinkronet e familjarëve”.

Në keni sy, mendje, logjikë, arsye, Perëndi në keni: merrni mësimin e duhur nga këta! Mos na i sillni vdekjet, vrasjet, sherret, britmat në televizor e në celular.

Ne vërtet nuk dimë të bëjmë gardh e të mos iu lejojmë të aviteni te detaji si kasapë, por edhe ju MJAFT!

Tregohuni njerëz, në mos “profesionistë” raportimi!

Ja ku është raportim profesionist! Si ju bën të ndjeheni, që nuk i lanë kamerat të futen aty, te lufta me vdekjen në qiell të hapur?

Pa fjalë! E plot nevojë të di se ka në botë njerëz të tillë!

Next Post

DASH jep lajmin surprizë! Rama-Blinken takim "blic" sot në Bruksel

Rama publikon videon e takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken: Ja marrëveshja e rëndësishme që u firmos!

Një fjalim emocionues e Sekretarit te shtetit Antony Blinken për Shqipërinë dhe kryeministrit Rama në Bruksel!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved