Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Takimi i rëndësishëm ka filluar rreth orës 17:30 në Bruksel. Në përfundim të takimit është nënshkruar marrëveshja për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë.
Sekretari amerikan i shtetit falënderoi kryeministrin Edi Rama për punët dhe bashkëpunimet që kanë kryer së bashku.
“Faleminderit shumë që jeni këtu dhe ju faleminderit për punën që kemi bërë së bashku, mendoj se po jepni një shembull shumë të fortë për nevojën për tu siguruar kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë dhe duhet të punojmë me shitës të besuar. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme një mesazh shumë i fortë për t’iu dërguar të tjerëve. Jemi mirënjohës për punët që SHBA dhe Shqipëri kanë bërë me njëri tjetrin dhe në shumë fusha që kemi shkëmbyer së bashku, siç ishte Defender 21. Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Kombeve. E vlerësojmë shumë lidershpin tuaj”, tha Blinken.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen dhe krenarinë që Shqipëria do të jetë gjithmonë krah SHBA-së.
“Për mua dhe për ne është një moment shumë i rëndësishëm. Kemi ndërmarrë këtë nismë nga ana jonë prej disa vitesh duke u kërkuar edhe vendeve në Rajon të bëhen pjesë dhe që të gjithë të bjëmë përpjkje për një korridor të sigurt komunikimi dhe për ta vënë këtë territor të shërbimi në duar të sigurta dhe mos të lejojmë që të kompromentohet nga aktorë të tretë është përherë krenari për Shqipërinë që të jetë krah SHBA. Shpresojmë që të mund ti bindim edhe miqtë e tjerë në rajon të bëhen pjesë”, tha Rama.
“Shumë faleminderit! Jemi mirënjohës që ju kemi partner dhe aleat”, u shpreh Bllinken