Lulzim Basha thotë se Partia Demokratike është e hapur për këdo që e ndjen veten demokrat. “Partia Demokratike është e hapur për secilin që e ndjen veten demokrat dhe që do të japë kontributin e vet në këtë familje politike që po përgatitet të qeverisë vendin”, tha Basha në një lidhje direkte me emisionin “Aktualitet” me Bejdo Malon.
I pyetur konkretisht për rastin e Jozefina Topallit, Basha i qëndroi deklaratës se PD është e hapur për secilin që e ndjen veten demokrat, por shtoi se duhet parë interesi publik jo vetëm ai personal.
“Secili nga ne duhet që të shikojë interesin publik dhe jo vetëm atë personal”, tha kreu i PD Lulzim Basha.