Lëvizja Socialiste për Integrim nis nga premtimet (fushata) për zgjedhjet e 25 prillit.
Frymëzuar nga Rama si ish kryetar bashkie i Tiranës kur premtoi për çdo bebe që lindte 5000 lekë (tanimë të shndërruar në 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë për të tretin), Monika Kryemadhit caktoi si prioritet të programit të LSI-së grancinë 1 mijë dollarë për të sapolindurit.
Siç duket është e motivuar edhe nga bonusi 20 mijë dollarë që jepte çdo qytetari libian Gedaffi kur udhëhiqte Libinë dhe nga teoria e tij e funksionimit qe kjo shumë tërhiqej kur fëmija arrinte moshën madhore 25 vjeç. Kështu mendon dhe Moni kur shpalos përralla të këtij lloj.
Garanci kjo, që mund të tërhiqej kur fëmija të bëhej 25 vjeç dhe të vendoste të krijonte familje (pra për beqarët që nuk u del fati, nuk i marrin kurrë), llogaria të kishte vajtur 25 mijë dollarë:
“Prioritetet tona kanë të bëjnë me punësimin, fuqizimin e ekonomisë, çështjen e shpopullimit. Ta ndalojmë atë që fëmijët tanë të punojnë në shtëpi. Për çdo fëmijë që lindë, ne do të ofrojmë garanci prej 1 mijë dollarësh. Kur ai të krijojë familje, pas 25 apo 30 vitesh, ai do të ketë 25 mijë dollarë.
Proritete tona do ti realiozojmë në 5 muajt e parë të qeverisjes Sipas Kryemadhit, kjo granaci synon të mbështesë të rinjtë që në lindjen e tyre dhe deri kur të vendosin të krijojnë familje. “Kur ai të krijojë familje, pas 25 apo 30 vitesh, ai do të ketë 25 mijë dollarë, si mbështetje”, tha kryetarja e LSI.
Ky premtim elektoral sipas Monës do të zbatohet që 5 mujorin e parë të qeverisjes së LSI. Po të isha në vend të Monës, do premtoja 400 mijë euro për çdo fëmijë. Sigurisht është aq e realizueshme, sa edhe ardhja e LSI në pushtet. Megjithatë, ëndrrat falas janë! /Pamfleti