Lufthansa ka anuluar 1300 fluturime, pasi humbi një betejë ligjore të minutës së fundit, për të ndalur një grevë nga ekuipazhi i kabinës.
Lufthansa ka anuluar 700 fluturime për ditën e enjte dhe 600 fluturime për ditën e premte, duke arritur në rreth një të pestën e fluturimeve të planifikuara gjatë periudhës 48-orëshe, përcjell albinfo.ch.
Kompania ka shprehur keqardhje për bezdinë e shkaktuar, duke shtuar:
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të minimizuar ndikimin e kësaj grevë masive te klientët tanë”.
Të mërkurën, një gjykatë në Frankfurt, hodhi poshtë kërkesën e Lufthansa për të parandaluar grevën, e cila është pjesë e një mosmarrëveshje të gjatë në linjën ajrore.
Ndërkohë, kompania ajrore Lufthansa ka deklaruar se pasagjerët që udhëtojnë midis aeroporteve gjermane mund të shkëmbejnë biletat e tyre në internet për biletat hekurudhore, ndërsa pasagjerëve të tjerë do t’u ofrohen fluturime alternative.