Një lajm i mirë ka ardhur nga Gjermania për vaksinën kundër koronavirusit.
Gazeta gjermane “Bild” shkruan sot se Gjermania po përgatitet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit përpara fundit të vitit.
Sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili gjithashtu u diagnostikua me COVID-19 të mërkurën, kompania BioNTech është pranë miratimit të vaksinës.
Spahn ka thënë: “Kjo mund të ndodhë para fundit të vitit”, citon Bild pjesëmarrësit në video-konferencë.
Ministria Gjermane e Shëndetësisë ka planifikuar të krijojë rreth 60 qendra për vaksinim, për të siguruar ruajtjen e dozave në temperaturën e duhur.
Gjithashtu, 16 landeve federale në vend iu është kërkuar që të japin adresat e qendrave deri më 10 nëntor, shkruan Bild.
Vaksina gjermane e BioNTech po zhvillohet në bashkëpunim me kompaninë amerikane Pfizer Inc.
Gjermania ndau në shtator rreth 745 milionë dollarë për financim në dy kompanitë BioNTech dhe Curevac për të konkurruar me vaksina alternative kundër COVID19.
Sakaq, bilanci në të gjithë botë është: të infektuar 41.6 milionë njerëz, 1.1 milionë të vdekur dhe rreth 28.3 milionë të shëruar.