• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjigandët e teknologjisë do të duhet të negociojnë marrëveshje licencimi me botuesit europianë që gëzojnë të drejtën e autorit të publikojnë përmbajtjen e tyre në YouTube dhe Google

March 26, 2019
in Aktualitet
7       
 
7
Shares

Parlamenti Europian miratoi sot reformë të shumëdebatuar të të drejtës së autorit për moshën e internetit, pas viteve lobimi intensiv nga botuesit europianë, industritë kulturore, kompanitë e teknologjisë së lartë dhe aktivistët e të drejtave digjitale. Reforma u miratua me 348 vota pro dhe 274 kundër. Propozimet për të eliminuar Nenin 13 nuk u përfshinë në votim.

Sipas marrëveshjes përfundimtare, gjigandët e teknologjisë amerikane si Google do të duhet të negociojnë marrëveshje licencimi me ata që gëzojnë të drejtën e autorit – siç janë kompanitë e regjistrimit dhe ato mediatike – të publikojnë përmbajtjen e tyre në YouTube dhe Google News dhe të skanojnë platformën për shpërndarjen e videove, duke hequr materilalet që mbrohen nga të drejtat e autorit, në bazë të kësaj marrëveshjeje.

Pas miratimit të PE, drafti përfundimtar duhet të marrë edhe miratimin formal të ministrave europianë, por votimi i sotëm konsiderohet një hap madhor drejt shndërrimit në ligj. Hapi final i reformës është adaptimi me legjislacionin kombëtar të vendeve anëtare të BE-së.

Rrugëtimi i kësaj reforme deri në miratimin e sotëm nuk ka qenë i lehtë. Vitin e kaluar, asaj iu bënë disa amendime kontradiktore, që çuan në ndarje mes grupeve politike. Synimi i reformës është që gjigantëve të internetit si Facebook dhe Google t’u hiqet mundësia e fitimit në kurriz të mediave, pa pranuar t’i kompensojnë.

Dy pikat më të debatuara kanë qenë nenet 11 dhe 13. I pari, i integruar në draftin që u votua, ka të bëjë me vendosjen e një takse që gjigantët online si Google dhe Facebook duhet t’u paguajnë botuesve, në mënyrë që të kenë të drejtën për të publikuar dhe shpërndarë lajmet në platformat e tyre.

Ndërsa neni 13, i cili nuk u fut në votim, parashikon që të gjitha materialet e ngarkuara online në Bashkimin Europian të kontrollohen para publikimit, në mënyrë që të shmanget publikimi i atyre që janë subjekt i të drejtës së autorit.


7       
 
7
Shares
Next Post

Skandal me ndeshjen Kukësi-Partizani, një biletë kushton sa kombëtarja!

Alarmi mbi rreziqet e synetit, një tjetër foshnje humb j.etën në Itali

Më në fund kthjellohet policia, kallëzon penalisht Qytetarin Digjital (Sali Berisha): Ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In