• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Debat

“Gjuetia” e mediave angleze ndaj shqiptarëve! Ambasadori Uran Ferizi ankesë zyrtare pranë Rregullatorit të Medias në Britani: Po paragjykohet një komunitet i tërë

13/09/2026
in Debat, Diaspora
        
 

Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, diplomati Uran Ferizi njoftohet se ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Rregullatorit të Medias në Angli, në lidhje me një reportazh të medias së njohur “Sky News”.

Sipas tij, reportazhi që ngre paragjykime mbi komunitetin shqiptar në Angli, është i njëanshëm dhe i papërgjegjshëm, ndaj diplomati ynë Uran Ferizi i është drejtuar fillimisht televizionit dhe më pas ka vënë në lëvizje Rregullatorin e medias.

“Në vijim të reportazhit të njëanshëm dhe të papërgjegjshëm të Sky Nwës, 6-7 gusht, mbi shqiptarët dhe komunikimit të zhvilluar me drejtuesit e këtij kanali, sot Ambasada e Shqipërisë në Londër depozitoi një ankesë zyrtare pranë Ofcom, autoritetit rregullator britanik të medias.

Ankesa ngre shqetësime serioze për pasaktësi, mungesë konteksti dhe përgjithësime të pajustifikuara, të cilat e lidhin identitetin shqiptar me kriminalitetin dhe, në vend që të informojnë me përgjegjësi, prezantojnë dhe përforcojnë stereotipe etnike ndaj shqiptarëve.

Liria e medias është themelore. Po aq themelor është detyrimi që ajo të jetë e saktë dhe të mos ushqejë paragjykime ndaj një komuniteti të tërë për veprimet e disa individëve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Angli.

Në ankesën që ambasadori Uran Ferizi i ka dërguar së pari televizionit, ai thekson se ndërsa aktiviteti kriminal është qartësisht një temë legjitime për gazetarinë, formulimi i përgjithshëm i këtij raporti i lidh vazhdimisht shqiptarët si kombësi me krimin e organizuar, kontrabandën e njerëzve dhe tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai shton se reportazhi me temë “Nuk është asgjë, vëlla”: Kontrabandistët shqiptarë tallen me kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar për të nxitur tregtinë e drogës” (botuar rreth 6 gushtit 2026), rrezikon të përforcojë stereotipin e dëmshëm se kriminaliteti është disi karakteristikë e shqiptarëve, në vend të veprimeve të një numri të vogël individësh.

“Raportimi i përgjegjshëm duhet të dallojë qartë midis rrjeteve kriminale dhe një komuniteti të tërë kombëtar. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë banorë që zbatojnë ligjin dhe kontribuojnë pozitivisht në shoqërinë britanike. Mbulimi që nuk arrin të bëjë këtë dallim kontribuon në paragjykime dhe dëmton raportimin e drejtë dhe të saktë”, vijon ankesa e diplomatit shqiptar.


        
 
Next Post

Ngërçi me pagat e magjistratëve! Rama publikon tabelën: Gjyqtarët shqiptarë marrin 500 euro më shumë se kolegët në Greqi, kërkojnë edhe 2000 të tjera

Shënime nga Konventa e Teksasit në ShBA

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri: Masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved