• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjurmohet Covid-19: Zbulohen 3 vatrat më të rrezikshme në Tiranë

April 16, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Tirana është vatra kryesore e infeksionit të Covid-19. Më shumë se gjysma e të prekurve në vend jetojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Por, hetimi i rasteve nis nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor.

9 grupe specialistësh hetojnë çdo ditë raste të reja si dhe bëjnë gjurmimin e të gjithe kontakteve të tyre. Hetimi për përhpajen e koronavirusit nuk ka orar. Në fillim, në çdo ditë mësohen vatrat e reja dhe personat që kanë dhënë sinjale, si raste të mundshme me Covid-19.

A2 ka ndjekur një ditë nga puna hetimore e grupit të mjekëve në terren. Para përballjes me atë që e quajnë vatra e koronavirusit, veshin uniformën speciale për të shmangur transmetimin e virusit. Informacionet për raste të dyshuara me koronavirus kanë ardhur nga zona pranë “Pallatit me shigjeta”.

Grupi i ekspertëve niset dhe ne bashkë me ta. Para hyrjes për në banesën ku jetojnë personat e dyshuar, mjekët shtojnë numrin e maskave dhe dorezave sipas protokollit të masave mbrojtëse.

Tamponi merret në pak minuta. Personat e dyshuar këshillohen të qëndrojnë të izoluar në banesë deri në daljen e rezultatit. Në rast se testi del pozitiv, hetohet e gjithë familja dhe personat e kontaktit.

Menjëherë pas marrjes së tamponit dhe sapo kanë zbritur nga banesa e rastit të dyshuar, epidemiologët heqin veshjet mbrojtëse sipas një rregulli të caktuar. I vendosin në një qese për t’i eleminuar përmes djegies.

Tamponët dërgohen në laboratorin e virologjisë, ku, pas pas 8 orësh, dalin rezultatet. Ndërsa epidemiologët nisen në vatra të tjera, për të hetuar rastet e reja.

Ndërkohë, në Tiranë, numrin më të madh të të infektuarve e ka zona e Astirit, Freskut dhe ajo pranë Bulevardit te ri.


        
 
Next Post

Policët shpëtojnë qytetaren që tenton të mbytet "doktor mortja" i sulmon: “Veprimet shtazore të xhelatëve hoxhist” (Video)

“Ka vdekur idhulli i rinisë kosovare të viteve 80, Violeta Rexhepagiçi”

Basha zgjohet me të njenjtin "avaz": Propozon planin me ultimatum për 24 orë...testime për daljen nga kriza e Covid-19! Njerëzit nuk mund të mbahen në shtëpi

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In