• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjykata gati të fundosë presidentin: Zbulohet si shkeli 10 herë Kushtetutën dhe ligjin me shtyrjen e zgjedhjeve

03/10/2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Ish- zëvendës ministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit Ilir Meta, se nuk ka shkelur Kushtetutën. Kreu i Shtetit këtë javë do të dalë me një raport kundër Komisionit të Venecias, i cili faktoi se shkeli Kushtetutën. Por ai që ka vulosur gjithçka, është Arben Isaraj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar sesi Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor, janë shkelur plot 10 herë.

Isaraj, duke u bazuar në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, tha se Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë, me akuzën, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, ndërsa numëroi shkeljet e tij. “Është shkelur pika 3 e Nenit 1 të Kushtetutës, që sanksionon periodicitetin e zgjedhjeve. Neni 3 i Kushtetutës”, duke mos respektuar dhe mbrojtur por cenuar bazat e shtetit, sidomos : dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, rendin kushtetues etj. Neni 4 i Kushtetutës i cili sanksionon se, Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë dhe dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur vet Kushtetuta parashikon ndryshe”, u shpreh Isaraj. Ndërkohë, Isaraj shtoi se Presidenti Ilir Meta ka shkelur edhe nenin 15, që sanksionon, se të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik, e për këtë arsye organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.

Shkeljet në Kodin Zgjedhor
Ish- ministri i Drejtësisë në akuzat e tij, i referohet edhe Kodit Zgjedhor. Sipas tij, Presidenti Ilir Meta ka shkelur nenin 45, që flet se çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet. Isaraj vijon me Kodin Zgjedhor, ndërsa del drejt në situatën e zgjedhjeve. “Është shkelur Neni 86 i Kushtetutës, me Dekretin nr. 11199, datë 10.06.2019 “Për shfuqizimin e Dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, pasi Presidenti i Republikës si Kryetar i Shtetit nuk ka përfaqësuar unitetin dhe interesin e përgjithshëm të popullit në vendimmarrjen e tij. Është shkelur pika (gj) e Nenit 92 të Kushtetutës, pasi Presidenti me Dekretin nr. 11199, datë 10.06.2019 “Për shfuqizimin e Dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, në vend që të caktojë datën e zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor e ka anuluar atë”, tha ish-zv/ministri. Sipas tij, është shkelur Neni 3, i Kodit Zgjedhor, cili sanksionon si parime të përgjithshme: Zgjedhjet janë periodike; çdo shtetas shqiptar, që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi, aftësie fizike ose gjendjeje ekonomike ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod; institucionet e administratës publike, të çdo niveli, me veprimtarinë e tyre nuk duhet të cenojnë zhvillimin e zgjedhjeve etj.

Shkelja për afatet e zgjedhjeve
Në listën e akuzave, Isaraj ka përfshirë nenin 8, në Kodin Zgjedhor, që flet për periudhën zgjedhore dhe sanksionon se, zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor. Duke i dhënë fund numrit të akuzave, referuar Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, Isaraj shkruan se Presidenti Meta ka shkelur edhe nenin 10 të Kodit Zgjedhor, që flet për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, si dhe mbarimin e mandatit të organeve të qeverisjes vendore. /Sot/ Ornela Çelpica


        
 
Next Post

23 akuzat ndaj Berishës, Fatos Klosi hedh dritë: I përfshirë në çdo ngjarje që ka tronditur vendin, zhdukja e Remzi Hoxhës dorë e tij, Haxhia do e fundosë

Byroja e Hetimit njësi në disa qytete për të goditur korrupsionin, SHBA-BE ekspertë në Tiranë për trajnime dhe instalimin e pajisjeve

Plas sherri mes dy gazetareve: ‘Ia njoh mirë intrigën’! Rudina Xhunga reagon pas deklaratës së Mira Kazhanit

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved