• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjykimet skandaloze të gjyqtares Miranda Konica, një histori nga vetingu

15/07/2022
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
        
 

Tashmë reforma në drejtësi është në një fazë të avancuar dhe ka dhënë dhe efektet e saj në shkarkimin e një numri të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh. Megjithatë, një numër po ashtu i konsiderueshëm gjyqtarësh apo prokurorësh, të denoncuar nga media të ndryshme për problematika nga më të habitshmet, nuk kanë ngecur në rrjetën e vetingut.

Problematikat e denoncuara kanë prekur qoftë aspektet ekonomike të tyre, por dhe ato profesionale. Megjithatë, për arsye të paqarta për publikun, këta gjyqtarë e prokurorë i shpëtojnë vetingut. Një rast i tillë ka ardhur në redaksinë e MCN TV për një gjyqtare në detyrë, znj. Miranda Konica, gjyqtare pranë Gjykatës së Elbasanit.

Rasti i sjellë në vëmendjen e redaksisë ka të bëjë me një vendim të Gjykatës së Elbasanit, vendimi nr.4553 dt.8/7/2021, me një trup gjykues të kryesuar nga Miranda Konica. Ky vendim ka dënuar me 4 vite burg Behar Pemen, autorin e një aksidenti në rrugën Elbasan – Tiranë, ku humbën jetën dy vajza dhe mbetën të plagosura dy të tjera.

Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur mbrëmjen e 13 shtatorit 2020, në dalje të tunelit në autostradën Elbasan – Tiranë, ku sipas padisë Behar Pema drejtonte i dehur automjetin dhe përplasi nga pas një veturë ku udhëtonin katër vajza, ngjarje kjo dhe e publikuar gjerësisht në media të ndryshme.

Kliki KËTU për të parë videon e raportimit të ngjarjes së rëndë

Theksojmë se në këtë aksident, dy prej vajzave humbën jetën, dy të tjera u plagosën rëndë. Gjyqtarja Miranda Konica ka argumentuar si rrethanë lehtësuese faktin se me një prej familjeve të viktimave ka normalizuar marrëdhëniet me autorin e aksidentit. Se çfarë do të thotë kjo, shumëkush mund ta imagjinojë vetë, por ndërkohë nuk përmendet viktima tjetër dhe të plagosurat e aksidentit.

Si dhe në mënyrë të qëllimshme nuk përllogarit tek rrethanat rënduese faktin e gjendjes tepër të dehur të Behar Pemes, kur kreu aksidentin horror. Sipas denoncimit, nëna e njërës prej vajzave është shprehur pas shpalljes së vendimit të gjykatës se ato nuk e kanë falur Behar Pemën. Ajo pretendon se janë mashtruar pasi avokati i autorit që u kishte kërkuar të firmosnin një akt noterial, ku thuhet se familjet nuk do të kishin hakmarrje mes tyre por ia lënë në dorë drejtësisë.

Sipas nenit 290 paragrafi 3 i Kodit Penal, kur shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor shkakton vdekje ose plagosje të rëndë të disa personave, autori dënohet me 5 deri në 20 vite burg. Por me vendimin e saj, gjyqtarja Konica e ka konsideruar vdekjen e dy vajzave të reja dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerave. Kujtojmë lexuesit se kjo masë është e barabartë me krimin e mbajtjes së dy cigareve hashash.

Por bëmat e kësaj gjyqtareje në prag të vetingut vazhdojnë edhe më tej dhe do të trajtohen në një shkrim të dytë.


        
 
Next Post

Portretizimi epik i Pim Çekut për Saliun: "Politikan bio në llojin e vet".... si shumë produkte që prodhoi komunizmi

Blendi Çuçi sfidon Ramën me drejtorin e ri Denion Mejdani...që vetëm nënën u ka lënë pa i sharë!

Endrra e një të marri: Donald Trump (Lu) në gjunjë! Aman merr drejtimin e PD-së

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved