• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Gjyqi i Berishës në Londër: Do dëshmoj “pro” vrasësi i Ramzi Hoxhës, ish drejtuesi I SHIK Kumbaro

March 20, 2024
in Kronike
        
 

Ora 10:30 e kësaj të mërkure gjeti ballë përballë në Londër avokatët e Sali Berishës dhe përfaqësuesit e ministrisë së brendshme Home Office si të paditur për vendimin e shpalljes non grata të ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptarë.

Në këtë listë të proceseve gjyqësore në SIAC (Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) shqyrtimi i padisë të Sali Berishës është parashikuar të zgjasë katër ditë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se në këtë seancë të dytë, përfaqësuesit e Home Office, Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të paraqesin faktet dhe grup faktet përmes të cilave ish sekretarja e shtetit Priti Patel, bazoi vendimin për Berishën.

Ky do të jetë momenti kur Fergus Randolph QC përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha do të njihet me materialet mes tyre edhe ato të formës sekret, përmes të cilave Home Office e lidh ish kryeministrin me ngjarje kriminale dhe korrupsion.

Top Channel mëson se pjesë e kësaj dosje është edhe dëshmia e gjatë dhënë nga një ish zyrtar i SHIK i cili ka fituar azilin politik në Britaninë e Madhe

Emrat e personave të pyetur dhe burimet e informacionit përmes të cilave britanikët ndërtuan dosjen Berisha do të shpalosen në atë që quhet sesioni i mbyllur.

SIAC përfshi palët në proces asnjëherë nuk do të bëjnë publike emrat e të pyeturve apo burimeve të Home Office apo agjencive të tjera britanike, pjesë e dosjen non grata të Berishës.
Keep Watching

Megjithatë në vendimin final do të renditet disa të dhëna të paraqitura prej palëve në këtë proces.

Fergus Randolph QC përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha do të shpalosë prapësimet për vendimin ndaj Berishës të enjten.

Kompania avokatore e zotit Berisha në këtë proces është e përbërë nga juristë të kompanisë Brick Courts Chambers e cila në ditarin e çështjeve me profil të lartë që ka renditur për 2024 edhe atë të Sali Berishës.

Vendimi nëse shpallja e Sali Berishës person non grata prej Britanisë së Madhe ishte legjitim apo jo pritet të shpallet nga SIAC fillimin e muajit prill.


        
 
Next Post

Goditi për vdekje me grusht Armando Meshaun, dënohet me 3 vite burg djali i anëtares së KLP

67 gola nga 8 sulmues, ofensiva e Kombëtares “frikëson” Kilin dhe Suedinë

Aktori nga Tivari Ndrek Prela, gjyshi i "msusit" që u mëkoi shkodranëve shpirtin e tij të madh, sot ka ditëlindjen

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In