• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Grushti i shtetit”, kompleksi i përjetshëm i Sali Berishës

22/02/2019
in Aktualitet, Blog
        
 

Nga Flogert Muça

Sali Berisha ka sajuar sot një vizitë në Muzeun Kombëtar për të dhënë një deklaratë për mediat. Natyrisht, duke folur me gjihën e tij të vrazhdë e të dhunshme, ku si refren ishte kërcënimi për kryeministrin, Berisha tha se opozita nuk do tërhiqet nga vendimi i saj për mandatet.

Por ajo që ishte interesante në fjalën e Berishës, ka të bëjë me një përdorimin e një togfjalëshi që ai e ka përsëritur gjithë jetën e tij politike, si kur ka qenë në pushtet ashtu edhe në opozitë, duke treguar një kompleks të çuditshëm. Bëhët fjalë për togfjalëshin “Grusht shteti”, të cilën doktori e ka përdorur gjithmonë e të cilën e përdori edhe sot kur fliste për kryeministrin Rama. Sipas Berishës, kryeministri Rama, i ka bërë grusht shteti vetes së tij.

Ajo që është e pashpjegueshme në përdorimin e këtij togfjalëshi ka të bëjë me faktin se Berishë e përdor atë si në opozitë edhe në pushtet. Kur është në pushtet, natyrisht që akuzon opozitën se do t’i bëjë atij grusht shteti, e këtu kujtojmë 21 janarin ku grushtin e shtetit kundër Berishës po e bënin ata katër viktimat e bulevardit. Kompleksi i tij me togfjalëshin ‘grusht shteti’ bëri që plumbat e pushtetit të tij të derdheshin mbi trupat e qytetarëve në atë 21 janar të zi.

Sot që Berisha është prej mbi 5 vitesh në opozitë, ka sipas tij një tjetër ‘grusht shteti’ që ndryshe nga koha kur ishte ai në pushtet, sot është qeveria që po ia bën vetes.

I thotë të gjitha këto duke shthurur gojën dhe kërcënuar kryeministrin e vendit se do të përfundojë siç nuk e ka imagjinuar, e thotë duke e kërcënuar se do ta tërheqë zvarrë e do ta hedhë në lanë.

Sali Berisha grushtin e shtetit e ka kompleks kur e dëgjon, por e sheh edhe si shpëtim në kushtet kur është i pafuqishëm të ndalë reformën në drejtësi të SHBA-BE. Sali Berisha është ai që e ka përdorur ‘grushtin e shtetit’ për të shpëtuar veten nga krimet e tij. E bëri në 21 janar, ku pasi vrau, u justifikua  pas ”grushtit të shtetit” që sipas tij ishte organizuar ndaj tij. Atë po bën edhe sot, ku duke amplifikuar gjuhën e dhunës e shkatërrimit, fut edhe ”grushtin e shtetit” në fjalim për të kërcënuar drejtësinë e re që i rrezikon familjen.

Sali Berisha sot me grushtin e shtetit, kërcënoi drejtësinë e re e cila do të gjykojë çdo gjë të zezë i është bërë vendit nga politika në këto 30 vjet. Ky është ferri i familjes Berisha, ndaj edhe doktori përmendi sot fjalën “grusht shteti” si një grahmë e fundit para se SPAK e BKH të nisin punë.

Sali Berisha që kur është në pushtet thotë se ‘grushtin e shtetit’ e bën opozita e kur është në opozitë thotë se aatë e bën qeveria është thjeshtë i kompleksuar nga kjo fjalë dhe mendon se do kompleksojë edhe drejtësinë, e cila shumë shpejt do të bjërë mbi të aq rëndë sa ç’i ka rënë edhe ai vendit./Lexo.al


        
 
Next Post

Krymadhit nuk shërohet! Kërcënon ish deputetët me ndodhi berishiane: Pritni hekura, largime na puna dhe tri.tol poshtë dere

Taulant Muka i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Argita Berishës: Këto fakte tregojnë se je nul!

Parlamenti Europian të mërkurën me delegacionin me 8 anëtarë në Tiranë, për të biseduar për herë të fundit me opozitën e "rrugës"

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved