itën e sotme në fjalën e tij në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan, Johannes Hahn ka deklaruar se negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të hapen në tetor të 2019. “Unë i qëndroj rekomandimit të Komisionit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se në tetor Këshilli do të ndjek vlerësimin tonë pozitiv. Të dy vendet kanë bërë reforma, veçanërisht në fushat e përmendura nga konkluzionet e Këshillit të muajit qershor 2018”, tha Hahn në Samit. Po kështu ai ka theksuar se vendet e rajonit duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut. “I gjithë rajoni duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të rrisë ritmin e reformave, veçanërisht të sundimit të ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisjen e mirë”- u shpreh Hahn. Pak më herët në një postim në Twitter ai theksoi se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në BE.