Ai ka thënë se nuk do të flasë më dhe është shprehur se po i minohet e drejta e mendimit të lirë.Haradinaj tha se është arrestuar nga Millosheviqi për shprehjen e mendimit të lirë, andaj ka thënë se nuk i ka rënë pishman për luftën.
“Nuk e kam njohur këtë gjykatë, nuk e njoh këtë gjykatë dhe nuk do ta njoh këtë gjykatë. Unë nuk do të flas më. Kjo ka qenë gjithmonë publike. Tash e 15 vite keni mbi 150 mijë nënshkrime se jemi kundër kësaj gjykate. Deputetët me votat e tyre e kanë sjellë këtu popullin.
Jam padrejtësisht këtu, e keni thyer kushtetutën e vendit tim, çdo ligj njerëzor, të drejtën e mendimit të lirë. Unë për mendimet e lira jam i dënuar në moshën 50 vjeçare nga regjimi i Millosheviqit, nuk i kemi ra pishman dhe nuk i bimë. Kemi luftuar për të drejtën minimale të mendimit të lirë. Dhe nga ky moment unë më nuk do të flas.”, tha Haradinaj.