Nikole poston rregullisht foto gjysmë të zh.veshura në Instagram për 42,000 ndjekësit e saj si dhe në rrjetin me pagesë OnlyFans.
36-vjeçarja britanike thotë se është rritur në një familje strikte Baptiste ku ishte mësuar të besonte se “dëshirat dhe trupi i saj ishin të lindur mëkatarë dhe të këqinj”.
Kështu që Nikole u martua dhe u bë pastore, një veprim për të cilin thotë se ishte njëfarë rebelimi pasi për familjarët e saj, vendi i gruas ishte në kuzhinë dhe duke u kujdesur për fëmijët.
Por Nikole nisi dyshimet mbi s.eksualitetin e saj në 2016, kur ndoqi një performancë të orientuar nga LGBT,dhe thotë se kuptoi që ishte bis.eksuale apo pans.eksuale.
“E dija që nëse e deklaroja veten time do të humbisja gjithçka, sepse kisha nuk është mirëpritese ndaj bis.eksualëve”, thotë ajo.
Por pasi e bëri deklarimin në një video në Youtube, Nikole, u divorcua nga burri dhe u vendos në Los Angeles ku thotë se është “më e lumtur se kurrë”.