• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Heroi” Belerisi?! KE ‘shuplakë’ Athinës, zëdhënësja : Nuk ndërhyjmë në çështjet në hetim nga drejtësia shqiptare

24/08/2023
in Aktualitet
        
 

Reagimet ‘kërcënuese’ të Athinës, për bllokim të fondeve dhe rrugës së shqipërisë drejt BE, janë hedhur poshtë nga Bashkimi Europian.

Në reagimin ekskluziv për Report TV, zëdhënësja e KE, Ana Pisonero i tha gazetarit Ermal Qori se Bashkimi Europian nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë shqiptare, që në rastin konkret bëhet fjalë për Fredi Belerin i arrestuar për zgjedhjet e 14 majit, pasi u përfshi në skemën e blerjes se votës, 50 euro secila.

“Ne po vazhdojmë të ndjekim zhvillimet, por ne nuk komentojmë cështjet që janë nën hetim” tha zëdhënësja e KE, Ana Pisonero për Report TV.

Ndryshe nga vendi fqinj, përfaqësuesja e medias në BE i tha Report TV se kishte një thirrje për organet e drejtësisë.

“Ne bëjmë thirrje dhe të sigurohemi që procesi të mbahet në mënyrë të duhur” vijon në deklaratën e saj zëdhënësja e KE, Ana Pisonero.

Referuar deklaratës, zyrtarët e lartë të Unionit mbajnë në monitorim të gjitha zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa pak ditë më parë, qeveria greke kërcënoi nëpërmjet Ministrit të Punës se do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve” tha pak ditë më parë Adonis Georgiadis.

Më herët, pas protestës së organizuar në Himarë, kryeministri Edi Rama reagoi duke kërkuar nga përfaqësuesit e Athinës t’i binden ligjit.

“Ky hap i hedhur si këmba e elefantit në një dyqan qelqurinash, mund të sjellë pasojën regresive të rindezjes së flamës së nacionalizmit, e të ndjenjave negative reciproke që ajo flamë lind në shtresa të keqinformuara e në grupe të caktuara ekstremistësh, të cilët i mezipresin këto raste me bidon benzine në dorë, gjë që as nuk e dyshoj një sekondë se jo vetëm unë dhe qeveria shqiptare, po as kryeministri dhe qeveria greke nuk e dëshirojnë hiç asfare, shkruante Rama.

Qëndrimi i Belerit në burg i pamundëson atij betimit. Sipas ligjit shqiptar, nëse Beleri nuk betohet brenda një afati 3 mujor, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, atëherë qeveria shqiptare ka të drejtën për ta shkarkuar. Këshilli u konstitua me 27 qershor, që do të thotë afati maksimal i Belerit për betimin është 27 shtatori. Kjo çeshtje është kthyer në teme e nxehtë mes Greqisë dhe Shqipërisë./Shqiptarja.com


        
 
Next Post

A është vrasësi i vërtet i dy djemve italian njeriu që i'u la makinën minorenëve pa patentë por.... pezullohet shefi i Qarkullimit të Sarandës?!

“Kjo që po bëni është ilegale, hapni derën”! 60 minutat e pengëmarjes në Sarandë: Jashar Ademit nga Kosova i duket vetja si Adem Jashari dhe turistat italianët si serb?!(Video)

E kritikoi për Belerin, Rama i shkruan gazetarit grek të ‘Kathemerinit’: Duhet të dëgjoni dhe argumentet e mia

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved