• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hetuesi amerikan fundos shokun e Ilir Metës dhe Gjin Gjonit, Neritan Cena bleu 2 shtëpi në gjermani me para dhuratë nga babai, kunata, motra, baxhanaku dhe djali i dajës

October 5, 2020
in Aktualitet, Kronike
        
 

Ish-anëtari i çetës së Metës dhe Berishës në KLD Neritan Cena i ngre zërin amerikanit Steven Kessler, anëtarët e Vetingut i tërheqin vëmendjen të ruajë qetësinë se i ka ardhur fundi, bashkonte votat në KLD me grupin e Nishanit dhe Gjin Gjonit

Neritan Cena, më parë anëtar i çetës së Bujar Nishanit, Ilir Metës dhe Sali Berishës në Këshillin e Lartë, i ka ditët e numëruara në sistemin e drejtësisë.

Komisioni i Vetingut, nën mbikqyrjen e përfaqësuesve të SHBA-BE, ka zbuluar se gjyqtari Cena ka blerë tre shtëpi, dy në Gjermani dhe një në Tiranë, me para dhuratë nga babai, kunata, baxhanaku, motra dhe djali i dajës së tij.

Procesi i Neritan Cenës u ndjek nga hetuesi amerikan Steven Kessler, i cili e përvëloi gjyqtarin me pyetje. Duket sikur i gjithë rrethi familjarë kanë ‘vënë dorën në zemër’, duke i bërë dhurata gjyqtatit, ndërsa ky i fundit shtonte apartamentet.

Një familje e zakonshme shqiptare i duhen 20 vjet punë për të blerë një apartament modest, ndërsa Neritan Cena blen tre apartamente, madje dy në Bermen Gjermani, me dhurata.

Komisioni i Vetingut ngriti dyshime të forta sa i takon mundësive financiare të të afërmve për t’i dhënë para dhuratë dhe hua gjyqtarit.

Neritan Cena, një automjet Benz që e kishte blerë disa vite më parë për 250 mijë lekë, e ka shitur për 400 mijë lekë. Automjeti, sipas KPK, është çregjistuar për qëllim likuidimi për skrap pak kohë pasi Cena e shiti. Duket qartë që Cena ka pastruar para dhe me këtë makinë, pasi makinave me kalimin e kohës u bie vlera.

Vetëm makinave të gjyqtarëve dhe prokurorëve u rritet vlera, kur duan të pastrojnë paratë e pista dhe t’i investojnë në pasuri të palujtshme. Nga ana tjetër, Cena ka blerë një makinë për 14 mijë euro, në një kohë që shitësi, djali i xhaxhait, e kishte blerë po atë ditë për 20 mijë euro.

Më vonë Cena e shiti makinën për 20 mijë euro. Cena tha djalit të xhaxhait i “kishte lindur në zemër” ta shiste makinën më lirë, ndërsa ai vetë nuk kishte arsye të mos e shiste me vlerën reale.

Përfaqësuesi amerikan Steven Kessler mori në pyetje gjyqtarin shqiptar, duke i kërkuar të përgjigjej me po ose jo. Kessler tha se gjyqtari Neritan Cena kishte blerë dy prona në Gjermani dhe një në Tiranë, duke përdorur në të gjitha rastet, paratë e të tjerëve.

Gjyqtari Cena humbi qetësinë dhe i ngriti zërin amerikanit, duke e akuzuar se nuk ishte i informuar. Sipas Cenës, lidhjet familjare në Shqipëri janë shumë të forta, ndryshe nga vendet e BE-së, ku sipas tij janë ftohur.

Cena akuzoi Steven Kessler për aludime të pavërteta dhe të qëllimshme. Trupi gjykues i Vetingut i kërkoi gjyqtarit që të kishte kujdes me tonin e zërit. Edhe për këtë gjyqtar të korruptuar, fundi është afër./Pamfleti


        
 
Next Post

“Gjendja e Trump ishte e rëndë!”, shefi i stafit në Shtëpinë e Bardhë: Sot është më mirë, por jemi ende të shqetësuar

Premier Liga kthehet në fushë tenisi, pas Junajtid edhe Liverpuli “ngatërron sport”! Të kuqtë shpërfytyrohen keq nga Aston Vila

Sondazhi i zgjedhjeve në SHBA: Trump “mposht” Biden edhe pse i shtruar në spital

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In