• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hoteli 5-katësh “Central Park Premium” në Ksamil i gjithi pa leje: Gjykata firmos sekuestron! Ende me turistë, vendimi do ekzekutohet në tetor

23/09/2026
in Aktualitet
        
 

Gjykata e Sarandës firmosi sekuestron për një hotel 5 katësh në Ksamil, pasi i gjithi, është ndërtuar pa leje. Po ashtu u sekuestrua edhe një tjetër objekt një katësh pranë tij, gjithashtu pa leje.

Gjykata caktoi masë sigurie arrest në shtëpi për pronarin Kujtim Peposhi, për ndërtim të paligjshëm, masë që policia e ekzekutoi.

Por hoteli “Central Park Premium” do të sekuestrohet më 6 tetor të këtij viti, pasi kur policia shkoi të ekzekutojë vendimin e gjykatës, kishte të akomoduar pushues

Sipas prokurorisë, hetimet nisën në vitin 2025 për veprat penale ndërtim i paligjshëm dhe shpërdorim detyre. Ende po verifikohet përgjegjësia e zyrtarëve që mund ta kenë lejuar apo favorizuar ndërtimin pa leje të hotelit në Ksamil.

“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, u sekuestrua hoteli ‘Central Park Premium Hotel’ me pesë kate pa leje në Ksamil si dhe një objekt pranë tij, me një kat pa leje me 52.2 m2 po në Ksamil.

Ndërkohë u caktua masa e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasin K.P.

Këto masa u kërkuan nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.522/2025 për veprën penale të “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a-4 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë po vijon me kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin dhe individualizimin e përgjegjësisë për të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje”, njoftoi Prokuroria.


        
 
Next Post

"Korbat" e GJKKO për "si vëllain": Pas shpalljes së pafajësisë i heqin edhe sekuestron mbi pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi! Duhet ta kthejnë në detyrë, madje sipas GJEDNJ dhe 6.5 mijë dollarë shpërblim

Dilemat e Mulit për videot e Gysit

Askush nuk e beson që është 70 vjeçe, Kris Jenner zbulon sekretin që fshihet pas pamjes së saj rinore

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved