• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

“Humbja na shokoi”! Merz nuk tërhiqet dhe paralajmëron ndryshime të mëdha për Gjermaninë: Javët në vijim janë vendimtare

08/09/2026
in Bota
        
 

Kryetari i CDU-së dhe kancelari federal, Friedrich Merz, ka njoftuar pasoja pas fitores së thellë të AfD-së në Saksoni-Anhalt dhe humbjes së partisë së tij.

Kancelari i Gjermanisë u shpreh i tronditur për humbjen, pas mbledhjes urgjente me drejtuesit e CDU në Berlin.

“Të gjithë jemi thellësisht të tronditur. Nuk e kishim pritur këtë në këtë formë. Rezultati duhet pranuar natyrisht, pasi këto janë rregullat e demokracisë. Por me ditën e djeshme nuk ka ndryshuar vetëm Saksoni-Anhalti, por e gjithë Gjermania. Kjo është humbja më e rëndë zgjedhore që CDU-ja ka pësuar prej vitesh, madje prej dekadash. Kjo natyrisht do të duhet të ketë pasoja”, tha Merz.

Ai theksoi se CDU-ja nuk mund të vazhdojë thjesht rutinën e përditshme. Rezultati i zgjedhjeve ka shkaktuar tronditje të mëdha si në vend, ashtu edhe brenda CDU-së. Merz tha se do të përpiqet t’i përgjigjet seriozitetit të situatës, duke shtuar se rezultati zgjedhor prek edhe atë personalisht.

“Institucionet tona janë të forta dhe të qëndrueshme. Kushtetuta gjermane e mbron dhe garanton këtë rend, dhe qeveria federale që unë drejtoj do të sigurojë që Kushtetuta të zbatohet. Ky mesazh vlen edhe për miqtë tanë në Evropë dhe në të gjithë botën. Ne e dimë se Gjermania, për shkak të historisë së saj, mban një përgjegjësi të veçantë. Gjermania do të ruajë gjithmonë lidhjen e saj të fortë me Evropën”, shprehu kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Kancelari Merz nuk po shqyrton pasoja personale për veten, pavarësisht rezultatit të dobët të CDU në zgjedhjet e landit Saksoni-Anhalt.

“Dorëzimi nuk është një opsion për mua. Të gjithë së bashku duhet të bëhemi më të mirë. Dhe po kërkoj mënyra se si mund ta arrijmë këtë. Bëhet fjalë që edhe brezat e ardhshëm të mund të jetojnë në liri, paqe dhe siguri. Dhe nga kjo përgjegjësi nuk do të largohem. Në javët dhe muajt e ardhshëm do të përpiqem ta bëj ndryshe politikën, ta bëj më mirë. Bindjet e mia themelore nuk ndryshojnë”, tha Merz.

Merz kishte thënë në fillim se do ta përgjysmonte AfD-në, ndërkohë që zgjedhjet në Saksoni-Anhalt përgjysmuan CDU-në e tij. Për Merzin, presioni sa vjen e rritet. Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AFD) fitoi zgjedhjet për parlamentin rajonal të Saksoni-Anhaltit me një epërsi të madhe, por nuk arriti shumicën absolute. CDU-ja u rendit në vendin e dytë, duke pësuar humbje të konsiderueshme.


        
 
Next Post

Krismat zgjojnë Shkodrën! Konflikt me armë zjarri dhe thika mes tre personave: Humb jetën 24-vjeçari, plagosen dy të tjerët

Balliu Junior gjen "provën"... Berisha s’është “non grata”?! Thotë se po takon senatorë e kongresmenë, por deri tani publiku ka parë vetëm sallën thuajse bosh!

Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve Bombardier, Kanadaja vendos tarifa 20 miliardë dollarëshe

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved