• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hynë në fuqi aktit normativ në ligjin për dhunën në tubime! Nisin gjobat e para: 16 ndëshkime me 50 € për bllokimin e rrugës! Ja sa burg rrezikohet nga vepra e kualifikuar si tentativë vrasje ndaj policëve me mjete piroteknike

03/11/2026
in Aktualitet, Kronike
        
 

Hyrja në fuqi e Aktit Normativ në ligjin për tubimet, ka sjellë efektet e para të gjobave në protestën që vijon prej më shumë se 3 javësh tashmë, gjatë të cilave për ditë të tëra nuk u kursyen policët, institucionet, bizneset dhe prona publike. Zyrtarisht, Policia e Tiranës njofton vendosjen e 16 gjobave të para me vlerë 5 mijë lekë, secila për bllokimin e qarkullimit të automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar të hënën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

14 prej tyre janë gjoba të vendosura personave të shoqëruar, ndërsa 2 të tjerë bazuar në identifikimin përmes pamjeve filmike. Blutë thonë, se pavarësisht thirrjeve të përsëritura përmes megafonit, për lirimin e rrugës, nuk janë bindur dhe kanë vijuar të qëndrojnë aty.

Hetimit penal nuk i kanë shpëtuar edhe 2 të mitur. Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe të maskuar, kanë kryer veprime të kundërligjshme.

Ndërkohë, dhuna e paprecedent që është shfaqur nga kjo protestë ndaj efektivëve të policisë, të përballur me gurët, sendet e forta dhe molotovët, nuk konsiderohet më sulm i thjesht ndaj bluve. 2 ditë më parë, policie referoi disa persona në prokurori për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë. Kjo vepër penale, kur ka vrasje të një polici, sipas Kodit, dënimin e ka nga 30 vjet minimumi, deri në burgim të përjetshëm. Megjithatë, në kuptimin e tentativës kur nuk ka policë të vrarë, gjykata mund të ul dënimin poshtë pragut 30 vjet.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se me këtë vepër penale referimi është bërë për shkak të disa rasteve specifike ku janë sulmuar efektivët në mënyrë brutale, me molotovë. Në vetvete benzina që shpërthen është vdekjeprurëse dhe hedhja me qëllim shumë pranë efektivëve konsiderohet tentativë për vrasjen e tyre. Në vijim duhet parë nëse vepra penale do të rikualifikohet në prokurori dhe gjykatë, për zbutje të mundshme.

Në aktin Normativ të miratuar të mërkurën e 28 tetorit, parashikohen 9 kategori gjobash që nisin nga 5.000 deri në 500.000 lekë të rinj, në varësi të shkeljes, nga bllokimi i rrugës, fshehja e identitetit në protesta, deri te mosbindja ndaj urdhrit të policisë dhe je maskuar. Ligji gjithashtu përcakton se kur policia ka dyshime për dhunë, mund të ndalojë tubimet për 72 orë në një perimetër të caktuar.

Qeveria ka krijuar edhe regjistrin e posaçëm me emrat e personave të përfshirë në akte te dhunshme gjatë manifestimeve publike.


        
 
Next Post

SHBA drejt zgjedhjeve të 3 nëntorit, në lojë kontrolli i Kongresit! Demokratët synojnë shumicën, çfarë rrezikon Trump dhe kur dalin rezultatet

Vodhi orën me vlerë 260,000 euro, por u pendua! Hajduti japonez e kthen në dyqan me një letër: Më vjen keq

Mysliman dhe me origjinë egjiptiane, kush është kandidati që po përballet me Donald Trump-in në Miçigan! Obama i del në mbështetje

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved