• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hyn në fuqi “bonus-malus”, ndëshkim dhe shpërblim, si dhe sa do të paguajnë shoferët

January 7, 2025
in Aktualitet
        
 

Ka hyrë në fuqi bonus malus, ose thënë ndryshe sistem i cili rregullon nivelin e primit të sigurimit të automjetit, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit. Ndëshkim apo shpërblim kjo do të jetë rregullorja për të gjithë përdoruesit e automjeteve nga viti 2025.

Artur Ribaj, ish- drejtor në departamentin e mbikëqyrjes pranë AMF shpjegon sesi do të veprohet në vitin e parë të zbatimit.

“Me koeficientin një flasim për vitin 0 të dëmeve. Do të regjistrohen dëmet nga janari 2025 dhe më pas nga janari 2026 do fillohet të shihet nëse do jetë bonus apo malus problematika e shkaktimit të dëmeve nga të siguruarit. Gjatë kësaj periudhe koeficienti nuk do ndikojë keq apo mirë”, tha Artur Ribaj, ish-drejtor Departamenti i Mbikëqyrjes.

Rregullorja përmban dhe disa faktorë risku përtej dëmeve që do regjistrohen. Të tilla si fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës. Moshat e reja, eksperienca e ulët apo makina e vjetër konsiderohen të gjithë rreziqe që shtrenjtojnë siguracionin.

“Të gjithë faktorët fillojnë të aplikohen nga 1 janari. Çfarë është me rëndësi kompanitë e sigurimit po punojnë për automatizimin e sistemit. Mos ta lëmë në dorë të agjenteve. Të kemi një sistem ku shohim qartë dhe në mënyrë transparente se çfarë do të paguash”, u shpreh Artur Ribaj.

A do të merret parasysh historiku i dëmeve të shkaktuara vite me parë? “Në fakt jo, kështu është gjykuar pavarësisht se historiku i dëmeve mund të gjendet. Por qëndron kjo lloj qasje”, tha Artur Ribaj.

Sistemi “bonus malus” – nga latinishtja, shpërble ose ndëshko është tentuar të aplikohet në vitin 2019 si edhe në vitin 2021 ku edhe u miratua ligji i ri, por pa sukses. Nëpërmjet këtij sistemi synohet që të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve.


        
 
Next Post

“Erdhi i maskuar”! Detajet nga takimi i parë i Parashqevi Simakut me djalin: Nuk e njihte fare

VIDEO/ E hëna e parë e SPAK, “kungulleshka e kartolina”

"Meta" do të eleminojë verifikuesit e fakteve dhe do të rekomandojë më shumë përmbajtje politike

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In