• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

I dënuar me burgim të përjetshëm, vdes prapa hekurave arkitekti i masakrës së Srebrenicës Ratko Mlladiç

28/08/2026
in Bota
        
 

Ratko Mlladiç, ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës dhe një nga figurat më famëkeqe të luftërave në ish-Jugosllavi, ka vdekur në moshën 84-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga Radio Televizioni i Republikës Sërpska.

I njohur si “kasapi i Bosnjës”, Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë në Hagë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Në vitin 2021, Gjykata e OKB-së konfirmoi përfundimisht dënimin e tij.

Emri i Mlladiqit lidhet me gjenocidin e Srebrenicës në korrik të vitit 1995, ku forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë. Gjykata arriti në përfundimin se ai kishte urdhëruar operacionin që çoi në masakrën më të rëndë të kryer në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Përveç Srebrenicës, ai u shpall fajtor edhe për rrethimin e Sarajevës, që zgjati gati katër vjet dhe la mijëra civilë e ushtarë të vrarë dhe dhjetëra mijëra të plagosur. Sipas gjykatës, Mlladiq ishte pjesë e planit për spastrimin etnik të joserbëve në Bosnje, përmes dëbimeve, torturave dhe vrasjeve masive.

I akuzuar që në vitin 1995, Mlladiq arriti t’i shpëtonte drejtësisë për 16 vjet. Ai u arrestua në Serbi në maj të vitit 2011, ndërsa një vit më vonë nisi gjykimi në Hagë. Gjatë gjithë procesit ai mohoi akuzat dhe u deklarua i pafajshëm.

Kush ishte “kasapi i Bosnjës”, Ratko Mlladiq?

Ratko Mlladiq lindi më 12 mars 1942 në Kallinovik. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ai mori drejtimin e ushtrisë serbe të Bosnjës dhe u bë një nga drejtuesit kryesorë të luftës së viteve 1992-1995, konflikt që mori jetën e më shumë se 100 mijë njerëzve dhe la miliona të zhvendosur.


        
 
Next Post

Afati i vetëm që drejtësia shqiptare ka respektuar deri më sot!

Vdekje rekord nga vala e të nxehtit në Gjermani, mbi 15.800 viktima për shkak të temperaturave ekstreme

"Netflix" përballet me padinë 105 milionë dollarëshe: Kompania vjedh filmin e papublikuar të aktorit Nicolas Cage

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved