Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi ligji “Për aktivitetet detare”.
Ai është shprehur se ky ligj i hap rrugë zhvillimit të një potenciali të pazhvilluar më parë në historinë tonë.
Postimi i Ramës
Prej 10 korrikut 2020 ka hyrë në fuqi për herë të parë në Shqipëri një ligj “Për aktivitetet?
Ligji bën të zbatueshëm, vizionin dhe ambicien për ta shndërruar flamurin shqiptar përmes mjeteve lundruese, në “pasaportën” e re të marketimit të Shqipërisë si destinacion turistik, bregdetin tonë në një destinacion të ri mesdhetar të anijeve turistike të të gjitha dimensioneve dhe vijën tonë bregdetare në një zonë konkururse për portet e marinat turistike.
Më shumë turizëm, më shumë të ardhura në ekonomi, më shumë punësim, më shumë emër për Shqipërinë e bukur në Europë e në botë.