• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

“I paaftë”/ Trump kërkon hetimin e autorit të artikullit në NYT

September 7, 2018
in Bota
        
 

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar këtë të premte nga Departamenti i Drejtësisë të nisë hetimet ndaj “New York Times”, pasi kjo e fundit publikoi një opinion më herët gjatë javës të shkruar nga një zyrtar anonim i administratës që vinte në dyshim kapacitetet e tij në drejtimin e vendit.

Trump tha gjithashtu se po merr në konsideratë edhe marrjen e masave ndaj medias në fjalë, aksionet e së cilës pësuan rënie pasi komentet e tij u bënë publike.

“Do ta shohim, por me atë çështje po merrem aktualisht”, u tha reporterëve të pranishëm në bordin e “Air Force One”, shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Kryeprokurori amerikan, Jeff Sessions “duhet të hetojë se cili është autori i atij shkrimi, sepse me të vërtetë besoj se është çështje e sigurisë kombëtare”, tha më tej ai.

Trump nuk deklaroi se ç’lloj masash po merrte në konsideratë ndaj “NYT”, ndërkohë që mbetet e paqartë se mbi ç’baza ligjore mund të veprojë ai.

Një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë tha se dikasteri i saj as nuk i konfirmon dhe as nuk i mohon hetimet. Ndërsa askush te “New York Times” nuk ka qenë në dispozicion për të komentuar.

Disa këshilltarë të lartë të Trumpit janë distancuar nga ai artikull, i cili u publikua të mërkurën pa emër autori, në atë që vet “NYT” e justifikoi si një lëvizje të rrallë por tepër të domosdoshme për të mbrojtur shkruesin.

Në opinionin në fjalë, autori kritikoi imoralitetin dhe stilin e udhëheqjes së Trumpit. Zyrtari në fjalë thoshte gjithashtu se, ekzistonin një sërë këshilltarësh si pjesë e një “rezistence të heshtur” brenda administratës, të cilët po punonin me përkushtim nga brenda për të penguar pjesët më shqetësuese të agjendës së tij dhe prirjet e tij më të këqija”.

Trump i ka sulmuar rregullisht mediet se fokusohen te lajmet negative mbi administratën e tij dhe dënon atë që e percepton si “fake News”. Ai ripërsëriti sërish nga bordi i “Air Force One” se beson që ligjet kundër shpifjes duhen forcuar.

Më herët gjatë javës, Departamenti i Drejtësisë njoftoi programimin e një takimi me Prokurorin e Përgjithshëm të Amerikës, për të diskutuar shqetësimet se platformat e medieve sociale po mbytin zërat konservatorë./TCH


        
 
Next Post

Braçe akuza Bashës: Gënjeshtar, nuk kërkon Vetting, por amnisti për vete dhe njerëzit e tij

Ndërhyrja ruse në zgjedhje, 14 ditë burg për ish-ndihmësin e Trump

Thellohu Lulzim, thellohu!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In