Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar Joe Biden për fitoren e këtij të fundit në SHBA.
Basha thotë se Shqipëria është krenare për miqësinë dhe aleancën me SHBA.
Ai shton se si ai dhe dhe PD, shpresojnë të punojnë me aleatët amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet.
“Urimet e mia më të ngrohta për Joe Biden në zgjedhjen e tij si president i ri i SHBA.
Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë.
Shpresojmë të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta”, shkruan ai.