Një tjetër lajmi i hidhur vjen ditën e sotme nga Berati, ku bëhet me dije se ka ndërruar jetë në spital, Agron Mahmutaj, Kryetari i Dhomës së Avokatëve në Berat.
Agroni ishte prej disa ditësh i infektuar me koronavirus, ku për fat të keq nuk ka munduar ta mposhtë. Kjo ka bërë që kryetari të humbë jetën.
Ai u shtrua fillimisht në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku u mbajt disa ditë në oksigjenim.
Pas përkeqësimit të gjedjes së tij shëndetësore ai u dërgua në Tiranë, ku qëndroi për dy javë i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Mësohet se avokati Mahmutaj kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese,ai vuante nga diabeti dhe vite më parë kishte hequr edhe njërën veshkë.