Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm disa pamje mbresëlënëse nga xhamia e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës.
Rama shkruan krahas videos se falë ndërhyrjes së shtetit kësaj xhamie iu rikthye shkëlqimi.
“MIRËMËNGJES
dhe me xhaminë e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës, monument kulture i kategorisë së parë, që i rikthyem shkëlqimin e harruar dekada me radhë ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shkruan Rama.