Berisha tashmë i përket të shkuarës. Kapitulli i tij ishte mbyllur “de jure” në vitin 2013 prej shqiptarëve, të cilët duke i dhënë 1 milion shuplaka, e hodhën plasur në tokë atë, për të mos e pranuar kurrë më në krye të qeverisë. Shqiptarët e provuan “pandemi kolerën” Berisha dy herë.
Të dyja herët ai i degradoi, i grabiti, i vodhi, i dogji, i vrau, u degjeneroi dhe u degradoi deri në rrumpallhane shtetin, institucionet dhe madje çdo vlerë pozitive kombëtare të trashëguar.
Ndërsa në 18 maj 2021, Departamenti i SHBA, me një akt të barazvlefshëm me frenimin e fenomenit të pandëshkueshmërisë së kriminelëve të nivelit të lartë pushtetar të “Republikës së Korrupsionit Familjar dhe Klanor”, e shpalli Sali Berishën dhe të gjithë familjen e tij, “gjer në dhëmbë” të inkriminuar dhe të korruptuar, në Listën e Zezë, si persona “non grata” për në SHBA.
Akti i SHBA i 18 majit 2021, për nga konteksti kohor, për nga pesha e krimeve dhe dëmeve që i ka shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve Sali Berisha, është akti i dytë, pas të parit që bëri Willsoni që nuk lejoi eliminimin e Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar nga harta e botës!
Berisha e di fare mirë se çdo të thotë të jesh me gjithë “kuç e maç” në Listën e Zezë të SHBA! Për të bërë “rezistencën” e fundit, për të dalë nga kjo situatë tragjike ku ka futur veten dhe familjen e tij, si ai “kali i ngordhur”, të cilit i ka ardhur ora e fundit e “cofjes”, përmes gërhamave të fundit, bën një përpjekje të dëshpëruar për t’u ringritur!
Por është tmerrësisht vonë, madje është tërësisht e pamundur që ai dhe klani i tij, të rimarrë veten, të rimarrë PD-në, të cilën e mbajti peng të krimeve të tij për 30 vjet me radhë. Uji i Valbonës nuk rrjedh dot dy herë në të njëjtin vend!
Berisha ka vetëm dy zgjedhje, ose të gjejë një avokat të aftë që të gërmojë për të gjetur ndonjë rrethanë lehtësuese, duke e orientuar qartë dhe prerë atë që të tregojë pendim të thellë, mundësia e vetme për t’i shpëtuar ai dhe familjarët e tij burgimit të përjetshëm; ose të vazhdojë të qëndrojë në krye të “Bandës së Armatosur”, të cilën mund ta quajë edhe “PD”, me të cilën mund të bëjë “protesta” të stilit të 2 prillit 1991, 26 majit 1996, shkurt-marsit 1997, 14 shtatorit 1998, 21 janarit 2011 etj., duke e hequr “këmbën zvarrë” edhe për banditët që i shkojnë nga pas, jo vetëm për t’i shpallur “non grata” në çdo vend të botës, por edhe për “t’u garantuar” edhe atyre burgimin e gjatë apo burgimin e përjetshëm! Rrugë të mesme për Sali Berishën më nuk ka.